Kryevepra e baletit klasik “Zhizel” do të ngjitet në skenën e TKOB-së me 5, 6 dhe 7 shkurt

Kryevepra e baletit klasik “Zhizel” do të ngjitet në skenën e TKOB-së me 5, 6 dhe 7 shkurt

Gazetare: Katerina Kule

Një nga baletet më të rëndësishëm të historisë së baletit klasik, “Zhizel” do të ngjitet sërish në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, për të rrëfyer edhe njëherë historinë e pamundur të dashurisë mes Zhisel dhe Albertit.

Princi Albert edhe pse i martuar dashurohet me një vajzë të thjeshtë Zhizel me të cilën përjeton emocione të forta.

Por historia merr një kthesë tragjike kur Zhizel kupton se Alberti është një princ i martuar, e ndërsa vuan nga një sëmundje ajo vdes e ndërsa Alberti endet i vetmuar.

“Zhizel” është produksioni i parë me të cilën drejtoresha e Baletit Sabrina Bosco prezantohet në Operan shqiptare. Ajo shprehet se në këtë balet përpos teknikës, një vëmendje të veçantë i kanë kushtuar edhe interpretimit.

Kryevepra e baletit klasik “Zhizel” vjen për publikun në datat 5, 6 dhe 7 shkurt.

/rtsh.al/