Nga gazetari Isa Myzyraj
Unë mendoj se opozita në Shqipëri ka të drejtë në kërkesat e tyre përballë një maxhorance e cila në pamje të parë është në shkelje të kushtetutës së vendit.
Deputetët e opozitës ndodhen nën kushtet e një represioni të organizuar; ku këtë të hënë kemi parë sjelljen prej një sistemi të së shkuarës, kur të zgjedhurit me votën e popullit janë penguar për të ushtruar funksionin e tyre të garantuar me kushtetutë.
Është e paimagjinueshme se në një sistem demokratik të qeverisjes deputetët të trajtohen si terroristë që nuk lejohen tu ofrohen institucioneve sepse do i hedhin në erë dhe jo si persona që parlamentin e kanë ambientin e tyre të punës.
Por në gjithë këto kërkesa të drejta dhe në këtë aksion që në panoramën e gjerë është për dinjitetin e opozitës, por edhe të institucioneve është Sali Berisha ai i cili zbeh dhe do të zbehë çdo aksion të opozitës.
Më mirë një qeveri që vjedh sesa një grupim i drejtuar nga një Non Grata, tha dikush.
Më mirë ca socialistë që po hanë kokat e njëri-tjetrit sesa një armik të shteteve të Bashkuara, thotë dikush tjetër.
Më mirë, secili nga ata 139 persona në parlament sesa një person i cili është i sanksionuar nga shtetet e Bashkuara, them unë.
Nuk ka organizatë, parti, grupim, shtet po të doni që ka parë hajër në botë dhe që është i shpallur “Non Grata” nga SHBA.
Sali Berisha mund të jetë heroi i qindra-mijëra demokratëve anembanë vendit, por nuk mund të çojë kurrë jo vetëm në rrugën e pushtetit, por as para një formacion politik në këto kushte.
Një person cili është i dizajnuar si i korruptuar dhe minues i demorkacisë nga dy prej vendeve më të fuqishme dhe demokratike në botë nuk mund të bëjë asgjë, për akënd më veçse të akuzojë gjithkënd që i del përpara.
Ndaj opozita, po, mendoj që që duhet të luftojë në parlament e jashtë saj, por që të ketë efekt brenda e jashtë vendit, duhet të çlirohet nga Berisha njëherë e mirë, përgjithmonë.