Andi Meçaj: ILIRIAN SHIMA, SKULPTORI I SHTATORES SË NËNË TEREZËS NË RINAS

Andi Meçaj: ILIRIAN SHIMA, SKULPTORI I SHTATORES SË NËNË TEREZËS NË RINAS

Nga Andi Meçaj

Nuk mund të bësh Skënderbeun, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin, Nënë Terezën, Bajram Currin, Vojo Kushin, Adem Jasharin, Lasgush Poradecin Mitrush Kutelin, Bogdanin, e shumë figura të tjera, shtylla të kombit shqiptar pa fytyrë, dmth anonime, thjesht një copë mermer me dy duar, dhe një fjongo… kjo na qënka sipas skulptorit tonë Nënë Tereza… Këto personalitete të shquara në të gjithë botën bëhen në mënyrë klasike, realiste… (edhe Hygoi i Rodenit nuk u pranua për shumë dekada se ishte jo klasik, shumë modern). Nuk bëhet art modern në kësi rastesh por art realist, sepse fytyra është figura e shquar e kombit, jo forma e trupit dhe as ndonjë shënjë dalluese si: fjongua, njëlloj si të vësh një copë mermer me dy duar dhe një kokë pa fytyrë dhe në njërën dorë të mbajë puron, dhe ky të quhet Çurçilli… Apo të bësh Stalinin vetëm me çibuk në gojë, pa fytyrë fare dhe kjo copë mermeri të quhet Stalini…