Mendim Kritik, Klikim i Mençur! Klikoni lajmin dhe shkarkoni botimin e plotë!

Mendim Kritik, Klikim i Mençur! Klikoni lajmin dhe shkarkoni botimin e plotë!

Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e UNESCO, sjell në gjuhën Shqipe Kurrikulën e Edukimit mbi Median dhe Informacionin, të titulluar “Mendim Kritik, Klikim i Mençur”.

Kjo kurrikul është botuar fillimisht nga UNESCO në vitin 2021 dhe paraqet një kornizë shteruese aftësish mbi edukimin për median dhe informacionin, duke i ofruar mësuesve dhe nxënësve sugjerime pedagogjike të strukturuara. Modulet janë të larmishme dhe të detajuara, si edhe mbulojnë gamën e kompetencave të domosdoshme për të lundruar ekosistemin e sotshëm të komunikimit.

Ky botim lidh edukimin mbi median dhe informacionin me çështjet koherente si inteligjenca artificiale, edukimi qytetar dixhital, edukimi për zhvillim të qëndrueshëm, edukimi qytetar dhe rritja eksponenciale e çinformimit dhe dezinformimit. Përmes përdorimit efikas të kësaj kurikule, cilido mund të aftësohet mbi median dhe informacionin dhe ta përcjellë njohurinë tek të tjerët.

Botimin e plotë e gjeni këtu:

Mendim Kritik, Klikim i Mënçu

Mendim-kritik-klikim-i-mençur-Albanian.pdf (institutemedia.org)