Pa firmën e Enverit nuk kakarisnin as pulat në mëngjes e jo më mos ta njihte ai realitetin. Po flisni si Nexhmija që thosh se Enveri nuk dinte gjë se ç’bëhej në realitet. Enverit i vishen shumë të këqija.., por duhet studiuar mirë… për ato që bëri në të mirë të vendit, të zhvillimit, nxjerrja nga prapambetja më e thellë, analfabetizmi, elektrifikimi, nga ekonomi delesh e bëri ekonomi industrialo-bujqësore… arsimin 8 vjeçar e të mesëm dhe atë të lartë i forcoi shumë, duke nxjerrë kuadro të niveleve sipërore, arsim e shëndetësi falas, punë të garantuar, familje të shëndoshë… hyrje falas… art të bazuar në gurrën popullore, piktura, skulptura, poezia, proza, tregimi, baleti, opera, kori, kënga e lehtë, qytetare, folklorike, vallet, këngët për fëmijë, sporti, shkenca, arkitektura, e mbi të gjitha dashuria për njëri tjetrin, ishim njerëz me moral e virtyte, tani jemi bërë gjysmanjerëz pa moral e virtyte, si degë të thara pemësh, nuk duam njeri veç vetes, krimi na ka hyrë përbrenda e po na bren, derisa të na kullifisi të gjithëve, na është pështirosur aq shumë vendi sa duam ta braktisim të gjithë këtë varkë që quhet Shqipëri, dhe nuk kemi një Enver për udhëheqës… Sigurisht ishte diktator nga më të egrit në histori, kishte një mijë e një të zeza… vrau shumë dhe burgosi e internoi shumë, mbylli kufijtë, bëri luftën e klasave, njerëzit vuanin shumë për ushqime, nuk flisnin dot një fjalë si: nuk ka mish apo djath, futeshe në burg, apo të kritikoje regjimin, se futeshe në burg, etj… Dhe e mori Shqipërinë 800 mijë banorë dhe e çoi 3 milionë e gjysmë, sigurisht tani janë kohëra të tjera, njerëzit janë të lirë të gjejnë punë me pagë më të lartë, për një jetë më të mirë… se njeriu një jetë ka. Shqipëria ka ndryshuar shumë për mirë… po bëhen investime të mëdha dhe qytetet kanë ndryshuar për mirë, janë bërë më të jetueshme dhe më të mira…