Nga Anila Dedaj
Emigroi nga Shqipëria 3 dekada më parë Toni Milaqi. Krijimtarinë në pikturë e zhvilloi në Greqi ku jeton, ndërsa çeljen e së parës ekspozitë personale në atdheun e tij këtë javë e konsideron një ëndërr të përmbushur.
“Është një moment i rëndësishëm në jetën time ndihem shumë fatlum . U largova 31 vjet më parë , pas viteve studimore dhe i jam mirë njohë s pë r ftesë n GAT dhe Edit Pulë s, që ë shtë edhe kuratorja e ekspozitë s”, shprehet Milaqi.
Në Galerinë e Arteve Tiranë ka zgjedhur që përmes punëve të tij në pikturë të ekspozitës “Introspeksion- Arsyeja që të qëndrosh stoik përballë dhunës” të përçojë mesazhe për reflektim.
“E ka titullin ekspozita ‘Introspeksion’ pasi shpreh një nevojë timen të brendshme për të zhbiruar veten time, Më kanë interesuar gjithmonë si artist raportet e individit me shoqërinë, të individit me pushtetin, apo të individit me individin. Dhe ndiej se në këto raporte gjithmonë elementi i dhunës është një element tepër i qenësishëm, që mban një peshë të caktuar”, shprehet artisti.
Në peizazhe urbane a rurale, kompozime, artisti rrëfen se punët e tij janë sa politike aq edhe spirituale.
“Dhuna gjendet kudo, gjendet në mënyrën sesi flasim, sesi sillemi me të tjerët, gjendet kur dalim në rrugë, në më nyrë n sesi kalojmë një trotuar apo sesi përshëndetemi dhe flasim me njerëzit përballë. Kështu që është një element që mua më ka shqetësuar gjithmonë dhe përpiqem ta përçoj dhe në veprën time”, thotë më etj.
Autoportretet dhe portretet familjare i përfshin në punët e tij në përpjekje për ta nisur analizën nga vetja.
“Është ajo që thotë Sokrati se nëse do të njohësh botën filloje nga vetvetja kështu që pikërisht këtë bëj dhe unë , përpiqem të zhbiroj tërësinë time emotive edhe konceptive. Njëkohësisht tentoj që nëpërmjet këtij akti të zbuloj edhe ambientin rrethues”, thotë piktori.
Kryesisht akrilik në kanavacë, zgjedh një teknikë me disa shtresëzime bojërash që kërkon më tepër kohë.
“Po nëpërmjet kësaj teknike jam në gjendje të them gjëra të cilat nuk do ti thosha në një formë më të shpejt të pikturuari”, shton ai.
Cikli është realizuar përgjatë 5 viteve të fundit.
“Unë e quaj punën time një punë politike por që ka edhe elementë të tjerë që i përkasin një lloj ditari personal, elementë socialë , erotik që ndërthuren me qëndrimin politik”, shprehet ai.
Toni Milaqi ka realizuar disa ekspozita personale në Francë dhe Greqi, ndërsa mes dhjetrave ekspozitave kolektive jashtë vendit numëron disa edhe në vendin tonë./shqiptarja.com