Dy reperë izraelitë, një djalë dhe një vajzë, në këngën e tyre “Harbu Darbu” bëjnë thirrje për vrasjen e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe modeles së njohur Bella Hadid, duke i bërë “përgjegjëse” për sulmet e Hamasit që ndodhën më 7 tetor.
Dy reperë nga Izraeli, Ness and Stilla në këngën me titull “Harbu Darbu”, bëjnë thirrje për vdekjen e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa, modeles së njohur Bella Hadid dhe aktores Mia Khalifa, duke i bërë “përgjegjëse” për sulmet e Hamasit që ndodhën më 7 tetor.
Kënga e lançuar para tre muajsh ka marrë 18 milionë shikime në Youtube, një këngë kontroverse rep që është bërë himni jozyrtar i luftës. Sipas një artikulli të DailyMail dy reperët kërcënojnë duke kënduar në gjuhën hebraike.
Kënga nis duke përmendur krerët e Hamasit dhe Hezbollahut ndërsa në një frazë tjetër të këngës thuhet: “Çdo qen të marrë atë që meriton në fund” duke shprehur se tri personazhet e famshëm se janë shkaktarët për luftën që po ndodh në atdheun e tyre.