Gazetari Bledian Koka pak para nisjen zyrtare të protestën së sotme kombëtare të thirru nga opozita përpara kryemninistrisë është shprehur se Opozita e bashkuar po tregon se ky është misioni më i mirë për ti bërë ballë regjimit të Edi Ramës.
I ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Koka u shpreh se ky është një hap i ri i cili shënon shërimin e Opozitës.
“Unë e kam thënë më shumë se njëherë që nuk ka nisur sot regjimi i Edi Ramës. Çdo zgjedhje, çdo rezultat final, kryesisht i blerë dhe i tjetërsuar i ka dhënë mandatin e tij, që atë ditë prezumohet që opozita ka nisur betejën për ta rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.
Kjo quhet një nismë e re për shkak të asaj që ka ndodhur brenda opozitës e cila sot shënon hapin tjetër të shërimit të saj. Kjo protestë shërben së pari edhe për këtë, për të treguar pjesa më e shëndetshme dhe më e arsyeshme e këtyre njerëzve, burrave dhe grave që drejtiojnë opozitën. Kjo protestë po bëhet pasi vetë ata dhanë shembullin sesi duhet të rezistohet përballë një sistemi i cili gjithnjë e më shumë po e asgjeson demokracinë.”