Flora Gjondedaj Dervishi, përballë gjimnazistëve të shkollës ‘Naim Frashëri’. Diskutim i hapur në ambientet e Qendres Kulturore ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës.
Ditën e djeshme në ambientet e Qendres Kulturore, ‘A.Moisiu’, Durrës u realizua një takim
me shkrimtaren, poeten dhe studiuesen Flora Gjondedaj Dervishi. E vecanta e këtij takimi, ishte se ishin nxënësit e shkollës së Mesme “Naim Frashëri”, që ishin pjesë e diskutimeve dhe bashkëprotagonist.
Një takim letrar, më një sallë të mbushur plot, i organizuar me seriozitet nga katedra e letërsisë së gjimnazit ‘Naim Frashëri’, ku tregon, se vazhdon tradita e mirë që gëzon kjo shkollë e mesme, ndër më të mirat në rang vendi, prej kohësh.
Një rëndësi të madhe për organizimin e këtij takimi i takon Drejtoresësh së shkollës, PhD Ezmeralda Xheraj, mësueses së letërsisë Irena Serbo, poetes Merita Kuçi, pjesë e panelit.
“Letërsia është një grehinë e madhe ku çdo kush mund të gjejë veten.”, shprehet shkrimtarja ndër të tjera, në një bashkëbisedim mbi jetën profesionale dhe botimin e fundit ‘Përtej Muzgut’.
Është e rëndësishme, që në një kohë, kur ‘akuzat’ e para për moslexim i marrin adoleshentët, të tregohen modele të tilla nga kjo kategori e rinisë, duke treguar një shembull dinjitoz, që duhet ndjekur. Bisedat letrare mes autorëve bashkëkohës dhe nxënëseve kanë qenë një praktikë e kahershme në vendin tonë, që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin intelektual të nxënësve dhe është bukur që dicka e tillë rikthehet në vemendje.
Mbi autoren:
Krijimtari letrare e botuar
Poezi :
1977 “Lulekumbullat “
1994 “Kërkoj “
1999 “Pas një endrre “
2010 “Mes enigmave “
2012 “Rrethimi i shpirtit”
2016 ‘Pa maskë’
Prozë:
2000 Novela “Hija vrasëse”
2010 Kujtime dhe refleksione “Vetëm e vërteta na bën njerëz të lirë…”
2023 ‘Përtej Muzgut’
Monografi e histori :
1995 Monografi“Sazanë e Karaburunë / i kam vatanet e mia…”
2005 Histori “60 vjet portë e dijes“
2010 Eseistikë dhe biobibliografi: “Drama e Minush Jeros”
2012 Monografi për Gjergj Komninon “Viset e preme“
Infoplus:
Krijimtari letrare dhe publicistike edhe në periodikë kombëtarë e lokalë.
Shkrime profesionale e kumtesa në: periodikë shkencorë, në simpoziume, mediume dhe lektoriume edhe jashtë: Luksembourg, Suedi, Itali ( Lecce, Brindizzi, Bari, etj ) Kosovë,Prishtinë, Shkup, etj.
Recensione, korrektura e redaktime librash, skenare spektaklesh e dokumentarësh, tekste këngësh, opereta, etj.
E Vlerësuar :
2005, shtator ” Mirënjohje e qytetit të Durrësit ”
2006 , maj “The best practice” (Shoq. ndërkombtare me qendër në Itali.)
2010, 28 nëntor “Mirënjohje për kontribut në poezinë bashkëkohore shqipe” MTKRS
2013 , shtator Mikrofoni i artë qendra kulturore dhe mediatike Migjeni Boras, Suedi