Vetëm 3% e tokave të planetit tonë janë të paprekura ende. Ky është rezultati i një studimi nga profesorë të Universiteteve të Cambridge dhe Queensland të publikuar në revistën shkencore Global Change. Sot ne jetojmë në epokën gjeologjike Antropocene, e cila karakterizohet nga një mjedis që është i kondicionuar fort si në shkallë lokale ashtu edhe globale nga veprimi i njeriut, në të gjitha nivelet, kimike, fizike e biologjike. Dhe nga studimi rezulton se ky efekt është shkatërrues. Tokat e paprekura deri më tani nga njeriu, gjenden kryesisht në pyjet tropikale të Amazonës, Kongos, në Siberinë lindore, në tundrën kanadeze dhe në shkretëtirën e Saharasë.
Me pak fjalë, janë të gjitha zona që është shumë e vështirë të aksesohen. Studime të mëparshme të realizuarta nëpërmjet fotove satelitore jepnin të tjera statistika, dhe përllogaritej që 20-40% e Tokës të ishte e paprekur nga njeriu dhe veprimtaria e tij. Por studimi i fundit konfirmon faktin se prej fotove nga hapësira nuk mund të dallohet gjendja siç ndodh nga terreni. Dhe thelbi qëndron se veprimtaria e njeriut ka prishur ekuilibrat natyrore edhe të kafshëve, duke sjellë pasoja zinxhir, të gjitha negative.