Një lumë që përshkruan të gjithë gjatësinë nga Franca në Gjermani është zbuluar të rrjedhë nën shtresën e akullit të Antarktidës. Studiuesit zbuluan një lum që gjarpëron 460 kilometra dhe më pas derdhet në Derin Weddell.
“Kur zbuluam për herë të parë liqene nën akullin e Antarktikut disa dekada më parë, menduam se ata ishin të izoluar nga njëri-tjetri. Tani ne po fillojmë të kuptojmë se ka sisteme të tëra poshtë akullit, të ndërlidhura nga rrjete të mëdha lumore, ashtu siç mund të ishin nëse nuk do të kishte mijëra metra akull në majë të tyre”, tha në një deklaratë bashkëautori i studimit Martin Siegert.
Prezenca e lumit tregon se fundi i shtresës së akullit është i rrëshqitshëm, duke rritur pasigurinë se do të ndikonte në shkrirjen e akullnajave. Dhe nëse kjo do të ndodhte nivelet globale të detit do të rriteshin me 4.3 metra. Kjo shkrirje nuk do të ndodh menjëherë, por ka shumë pasiguri se si do të përgjigjet akulli ndërsa planeti ngrohet.
“Sistemi lumor i sapo zbuluar mund të ndikojë fuqishëm në këtë proces,” tha Siegert.