Aktivizmi dhe metodat e mbledhjes së të dhënave me MSc. Geri Emirin

Aktivizmi dhe metodat e mbledhjes së të dhënave me MSc. Geri Emirin

Krijimi i një komuniteti që bashkohet me ju për të adresuar një problem apo për të ngritur një kauzë kërkon një punë parapërgatitore që fokusohet tek procesi i bindjes, kjo ka qenë në thelbin e takimit me tematikë “Si të faktojmë” me MSc. Geri Emiri-n.

Forma më e mirë e ndërveprimit është ajo e krijimit të një plani veprimi, përfshirë gjetjet kreative, mekanizmat e verifikimit të fakteve dhe të angazhimit të komunitetit.

Aktivizmi dhe metodat e mbledhjes së të dhënave ishin në fokus të takimit tematik që u realizua në Durrës me rotaraktorët e Distriktit D2485 Shqipëri-Kosovë.

Verifikimi i fakteve, advokimi përmes ligjit, medias dhe adresimi i çështjeve që prekin komunitetet tona u analizuan përmes shembujve praktikë dhe sugjerimeve metodologjike.

Lektori në takimin e titulluar, “Si të faktojmë”?!, MSc. Geri Emiri , shpjegoi procesin e krijimit të një komuniteti që bashkohet me aktivistët për të adresuar një problem apo për të ngritur një kauzë.

Në takimin e organizuar nga Rotaract Club Durrës dhe Rotaract Club Tirana , morën pjesë edhe rotaraktorët e Rotaract Club Prishtina Ulpiana .