Women on Boards Albania (WOB-AL) mblodhi mbi 100 gra sipërmarrëse dhe drejtuese të institucioneve të rëndësishme në konferencën e parë të saj, zhvilluar në Hotel Plazza, në Tiranë.
Women On Boarsd, drejtuar nga ekspertja ndërkombëtare Albana Vrioni, synon të fuqizojë gruan, përmes zhvillimit të saj ekonomik dhe njëkohësisht, krijimit të mjedisit favoruzues. Sot kuotat e përcaktuara janë plotësuar në disa institucione private apo publike, por si është panorama përtej kuotave? A po shfrytëzohet potenciali i gruas për të përmirësuar ekonominë dhe kushtet sociale të vendit? Çfarë duhet bërë në këtë drejtim?!
Të gjitha këto u diskutuan në konferencën e prezantimit zyrtar të Women on Boards Albania, pjesë e rrjetit Women on Boards Europe.
Sipas znj. Vrioni, “Eventi ishte më shumë se një takim; ishte një testament i fuqisë së mprehtësisë, frymëzimit dhe fuqizimit. Ne shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për të gjithë ata që na nderuan me praninë e tyre, duke ofruar diskutime të gjalla, pyetje zhvilluese dhe rekomandime të paçmueshme”.
Në panelin e diskutimit ndanë përvojat dhe këndvështrimet e tyre: themeluesja e WOB-AL Albana Vrioni, Ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimaj, CEO e WOB Europe, Kristen Anderson, CEO e BKT Pay, Bilgen Alden, Drejtorja e Politikave Publike, Ligjore dhe Punëve të Jashtme në Vodafone, Jonida Lakuriqi dhe Drejtorja Menaxheriale e Lufthansa Industry Solutions, Albana Shkurta.
Nisur nga temat e diskutuara dhe njohuritë e ndara gjatë konferencës mesazhet kyçe ishin:
• Diversiteti i kapërcen kuotat: Ka të bëjë me nxitjen e mendësive gjithëpërfshirëse dhe përparimin e qëllimshëm për të pasur më shumë gra në pozicione me ndikim.
• Diversiteti gjinor kërkon që gratë të mbështesin njëra-tjetrën dhe të ndërtojnë një sistem rrjeti strategjik
• Zhvillimi i qëndrueshëm i kompetencave të drejtimit arrihet më së miri kur është pjesë e strategjive të rritjes.
• Balancimi i rritjes profesionale dhe përmbushjes personale kërkon të jesh lider i vetes
• Strategjitë dixhitale do të përdoren për të kthyer modelet përjashtuese të vërejtura në vendimmarrjen strategjike.
• Fuqizimi i grave për të ndikuar në strategjinë e produktit dhe tregut, nëpërmjet platformave dixhitale mund të përdoret për të sfiduar stereotipet, por edhe për t’i pozicionuar gratë si prirje me ndikim në korporatë.
• Dixhitalizimi ofron mundësi të paprecedentë për të përforcuar iniciativat arsimore, duke lidhur gratë aspirante me burime, programe mentorimi dhe një rrjet global.
Albana Vrioni thekson se, “në Women on Boards Albania, ne mbrojmë një qasje holistike për avancimin e diversitetit gjinor në drejtimin e korporatës. Nëpërmjet edukimit, lidhjes dhe implikimit, ne ushqejmë mendësitë e nevojshme për përparim. Gjatë pesë viteve të ardhshme, angazhimi ynë është të ndihmojmë në përgatitjen e 100 grave të nivelit drejtues dhe ekosistemet e tyre për sukses në rolet drejtuese dhe ekzekutive, përmes programeve të zhvillimit, mentorimit, rrjetëzimit dhe mundësive për të udhëhequr projekte transformuese”.
Gjatë eventit u theksua se, krahasuar me potencialin, ka një prani dhe kontribut të pamjaftueshëm ndikues të gruas shqiptare në nivelet më të larta të vendimmarrjes në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto sfida lidhen me kufizimet që ka sjellë ekonomia e varfër, e mbyllur dhe lokale, si dhe mendësia e mungesës.
Ndaj, Women on Bord Albania sheh me rëndësi rolin e saj në këtë kohë, pikërisht kur Shqipëria është e angazhuar të integrohet në Evropë. Kjo do të kërkojë që bizneset shqiptare të rriten suksesshëm jashtë Shqipërisë dhe bizneset e huaja të tërhiqen dhe të rriten suksesshëm brenda Shqipërisë. Modeli aktual i qeverisjes së biznesit shqiptar nuk i përgjigjet këtyre kërkesave.
5 shtyllat kryesore ku fokusohet Women on Board janë:
1. Advokim për çështjet gjinore
2. Zhvillimi i kompetencës së drejtuesve
3. Krijimi i një grupi të qëndrueshëm talentesh të gatshëm për të operuar edhe në nivel ndërkombëtar
4. Krijimi dhe edukimi i një rrjeti mbështetës të bashkëmoshatarëve dhe mentorëve
5. Përfshirja aktive në projekte dhe studime transformuese, në përputhje me fushat strategjike të rritjes në vend.
Eventi u mbështet nga Vrioni Consulting, me objektiv nxitjen e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes gjinore dhe partnerit në EWOB për ndarjen e eksperincës së krijuar në hapjen e rrugës.
Ndërsa ka nisur programi vjetor i WOB AL, përkushtimi është: nxitja e edukimit, njohurive dhe ndryshimi i mentalitetit. Ngjarja Launch 2024 ishte vetëm fillimi i rrugëtimit tonë kolektiv drejt një të ardhmeje më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse.
Rreth WOB AL
Misioni i WOB AL shtrihet përtej të tashmes; Organizata mbjell sot farat e lidershipit të ardhshëm.
Në udhëtimin tonë drejt një të ardhmeje më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse, shfrytëzimi i mjeteve dixhitale bëhet parësor. Duke përqafuar teknologjinë, WOB AL dhe komuniteti i saj do të thyejë barrierat gjeografike, duke siguruar që edukimi i përshtatur të shtrihet përtej shtigjeve tradicionale, duke përgatitur gratë për role me ndikim në bordet drejtuese.