DY ANET E PETICIONIT
(dhe tradhetia reale ndaj te ndriturit Çabej)
Nje njeri me mend, me ndjeshmeri ndaj gjakut shqiptar, me mirenjohje ndaj themeltareve te fushave te Albanologjise, me nje dhimbje qe kjo Shqiperi te jetë zonje ne te gjitha kuptimet, patjeter se eshte pro PETICIONIT.
I NDRITURI ÇABEJ ia ka ngritur vete monumentin vetes, ne kushtet e nje censure te perbindshme, shume me te tmerrshme se kjo e sotmja. Sot nuk ke mundesi punesimi, emigron dhe sakrifikon ti e familja jote. Dikur nje mosbindje e nje personi merrte ne rrokullime ty, familjen tende e mbare fisin.
Ajo qe me trishton eshte se sot oponencen ndaj turbologeve, ne pjesen derrmuese, e bëjnë vetem albanologet mbi 65 vjeç.
Eqerem Çabej, Mahir Domi, Androkli Kostallari, Shaban Demiraj etj, punuan me mish e shpirt te kishin dishepujt e tyre, formuan gjuhetare e albanologe qe jane nder te fundit me te cilet ne krenohemi.
Ama Çabeu u pre ne bese nga pjesa derrmuese e dishepujve te tij. Te dashur dishepuj, kur e deshet kaq shume Mjeshtrin, pse ne 30 – 40 vjet i late pas dyerve studiuesit qe e deshen me shpirt gjuhen, letersine dhe historine e Shqiperise? Pse ua hodhet syte si “jo tanet” gjithe njerezve qe nuk paten mbeshtetje politike apo nuk benin pjese ne rrethin tuaj familjar?
Sot oponencen ne pjesen derrmuese e ben brezi mbi 65. Brezi i dishepujve qe moren prej Mjeshtrit dhe me egoizem ekstrem prene tërë udhet qe safeten t’ua kalonin brezave. Prandaj sot ju po korrni ate qe mbollët. Kuptimin e fjales marredhenie ju e shtrite vetem ne tri germat e para, te folja “marr”. Atehere meqe nuk deshet te vazhdonit degjimin e muzikes, TA GEZONI kakofonine!
Me sa duket, shprehja e Konices, se per shqiptarin, kombi nuk e kalon kufirin e fshatit, vlen aq shumë sot per ju, qe shkenca teper rralle e kaloi kufirin e familjes e miqesise.