Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë këtu bronkitin apo diarrenë.
Antioksidantët – Studimet kanë treguar se antioksidantët kanë një ndikim të fortë kundër shumë sëmundjeve siç janë kanceri, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mbipesha. Farat e zeza janë shumë të pasura me antioksidantë dhe vetëm vaji esencial i tyre shërben si antioksidant fuqiplotë.
Kolesteroli – Farat e zeza janë veçanërisht efikase kundër nivelit të lartë të kolesterolit të keq i cili është përgjegjës për një sërë sëmundjesh. Vlerat kundër kolesterolit janë vërejtur në studime klinike të vajit esencial dhe pluhurit të farave të zeza.
Infeksionet – Studimet tregojnë se fara e zezë përmban substanca mirëbërëse kundër disa llojeve të baktereve, përfshirë këtu Stafilokoku, i cili ka rezistencë të lartë ndaj disa antibiotikëve.
Shëndeti i Mëlçisë – Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm për pastrimin nga toksinat dhe metabolizimin e barnave. Farat e zeza kanë potencial në mbrojtjen e mëlçisë dhe pastrimin e saj nga toksinat.