Arkeologët zbulojnë mumiet 2000-vjeçare me “gjuhë të artë”

Arkeologët zbulojnë mumiet 2000-vjeçare me “gjuhë të artë”

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar disa mumie të lashta me gjuhë të arta, të cilat mendohet se ndihmonin në transformimin e të ndjerit në qenie hyjnore.

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar mbetjet e disa mumieve me gjuhë të bëra prej ari në një varrezë të lashtë pranë Quesna, një qytet që ndodhet rreth 56 kilometra në veri të Kajros, sipas Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit.

Disa nga mumiet u varrosën në arkivole prej druri me sende varresh që përfshinin gjerdan, qeramikë dhe artefakte ari në formën e zambakëve të uji dhe brumbujve të njohur si scarabs, njoftoi ministria në një deklaratë.

Mumiet me gjuhë të artë ishin të njohura gjatë periudhës greko-romake, Salima Ikram një profesor i shquar i Egjiptologjisë në Universitetin Amerikan në Kajro tha për Live Science se periudha greko-romake zgjati afërsisht 332 para Krishtit, kur Aleksandri i Madh pushtoi Egjiptin deri në vitin 395 pas Krishtit kur Perandoria Romake u nda. Deklarata e ministrisë vuri në dukje se mumiet ka të ngjarë të datojnë në periudha të ndryshme brenda periudhës greko-romake.

Gjuhët e arta janë “një shenjë dalluese e përgatitjeve funerale të periudhës së mëvonshme greko-romake” të cilat vendoseshin në trupa të balsamosur” tha Ikram i cili nuk ishte i përfshirë në zbulimin e ri.

Mumie me gjuhë te arta janë gjetur edhe në Taposiris Magna  një vend arkeologjik në bregdetin e Mesdheut dhe Oxyrhynchus një vend arkeologjik që ndodhet rreth 174 km në jug të Kajros. Gërmimet dhe analizat e mbetjeve në Quesna janë duke vazhduar. Nuk dihet ende se sa mumie me gjuhë floriri janë gjetur dhe nëse dihet identiteti.