Në kuadër të 8 Marsit bashkia e Shijakut ka organizuar paraditen e së shtunës, një konferencë me praninë e deputetes Milva Ekonomi dhe grave të profesioneve të ndryshme. Ky ishte një takim i zhvilluar në formën e një bashkëbisedimi, ku secila prej tyre foli për sfidat, përpjekjet dhe sukseset e arritura.
Nën moton: “UNË JAM GRUA! Unë flas, dëgjohem, vendos, udhëheq!”, gratë u bënë bashkë për të përcjellë së bashku mesazhe të rëndësishme për mbështetjen e njëra-tjetrës. Në këtë takim u theksua forca e grave, mundësitë që zëri i tyre të dëgjohet dhe nismat konkrete që Bashkia Shijak ka ndërmarrë për fuqizimin e grave, sidomos për gratë e dhunuara.
Projekti për gratë e dhunuara do të realizohet me qëllim që të strehojë këto gra që kanë nevojë për ndihmë.