DPSHTRR njofton gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 13,597 mjete. 84.3% e tyre janë autovetura.
Në muajin e parë të vitit u regjistruan për herë të parë 6,660 mjete, ndërsa një muaj më vonë u regjistruan 4.1% më shumë, ose 6,937.
Statistikat e muajit janar të këtij viti tregojnë gjithashtu një trend pozitiv në investimin e shqiptarëve në makina elektrike.
DPSHTRR përmes shifrave bën të ditur se nga totali i 13,597 mjeteve të regjistruara për herë të parë në dy muajt e parë të vitit 2024, rreth 443 autovetura janë 100% elektrike.
Nga totali i mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë, rreth 61.4% janë Electric Hybrid Plug-in ose 81% më shumë krahasuar me vitin 2023.
Nga ana tjetër, nga këto mjete me 0 km të regjistruara për herë të parë, 32% janë All – Electric ose 433% më shumë krahasuar me vitin 2023.
Furnizuesi kryesor me mjete ka qenë Gjermania, duke kryesuar listën me 2,753 mjete të eksportuara.