Babai i këngëtares me origjinë shqiptare Besnik Sahatçiu (Ora) feston ditëlindjen e tij. Rita përveç një fotoje që ka shpërndarë në Insta Story i ka dedikuar babait edhe disa fjalë të ndjera.
“Gëzuar ditëlindjen babi! Ti je më i miri dhe më frymëzuesi. Faleminderit që ke qenë gjithmonë aty për ne”, ka shkruar Rita.
Këngëtarja e famshme zgjodhi një fotografi të përbashkët, kur ajo ishte e vogël, e ulur mbi supet e të atit.
