Nga Osman Stafa
Kam parë me shumë shqetësim sulmet që janë bërë ndaj kolegëve Ola Xama dhe Isa Myzyraj.
Por më shqetësuese është reagimi i vakët i kolegëve për kolegët.
Gazetarja Ola Xama ndodhet nën një sulm të furishëm nga disa portale, me qëllim për ta delegjitimuar atë, e për pasojë, shkrimet e saj.
E gjitha kjo pas shkrimeve që Ola ka bërë ndaj korrupsionit, abuzimit me paratë e shqiptarëve të politikës. Dhe ne nuk duhet të lëmë vetëm kolegët që gjenden nën sulme të vazhdueshme. Të paktën ne gazetarët duhet të sensibilizohemi me sillojin tonë. Nesër mund ta kemi radhën ne dhe s’do ndiheshim mirë nëse do ndiheshim vetëm.
Gazetari i dytë i kërcënuar ditët e fundit është Isa Myzyraj, të cilit në emailin e tij, atë të punës i kanë shkuar kërcënime për jetën. Është fatkeqësi që pas këtij lajmi mendje të ngushta, e lidhin këtë ngjarje me një situatë ku gazetari do të përfitoj azil tani. Isa Myzyraj e ka pasur me kohë mundësinë për të ikur, pas sulmeve që ka pasur për shkak të detyrës dhe nuk ka ikur. Por ta provojë çdo kush se cila është ndjesia kur të adresën tënde të vijnë kërcënime për jetën.
Prandaj unë qëndroj krah Ola Xamës dhe Isa Myzyrajt, si mbështetës i punës së tyre. Kërcënimet, shpifjet, akuzat ndaj gazetarëve që bëjnë punë të mirë, nuk janë dëm vetëm për ata që sulmohen, por është dëm për shoqërinë tonë.
Jam i sigurt që Ola dhe Isa do vazhdojnë me shumë kurajo dhe më të fortë misionin e tyre