Zhvillimet më të fundit të Turizmit në Shqipëri. Ambasadori hollandez: “Shqipëria gjithnjë e më tërheqëse!”

Zhvillimet më të fundit të Turizmit në Shqipëri. Ambasadori hollandez: “Shqipëria gjithnjë e më tërheqëse!”

Zhvillimet më të fundit të Turizmit në Shqipëri dhe nisja e fluturimeve të linjës direkte Amsterdam – Tiranë ishin në qendër të takimit të zhvilluar sot nga Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Zana Çela me Ambasadorin e Hollandës në Shqipëri, Reinout Vos.

Drejtoresha e AKT-së, bëri një pasqyrim të zhvillimeve të sektorit të turizmit në Shqipëri si dhe e informoi ambasadorin Vos lidhur me organizimin e një Fam tripi për delegacionin e kompanisë Transavia nga AKT, në datat 15-17 prill në disa nga destinacionet më të njohura turistike të Shqipëri, me rastin e ceremonisë inauguruese të fluturimeve të linjës Amsterdam -Tiranë.

Ambasadori hollandez u shpreh se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për turistët e huaj, pasi ka përparuar në zhvillimin e turizmit rural, agroturizmit dhe turizmit të aventurës.

Në këtë aspekt, Znj. Çela theksoi rëndësinë e Kalendarit Kombëtar të Eventeve TEA, i shpërndarë në 76 vende të botës, e cila është tashmë udhërrëfyese për turistët e huaj, me aktivitete përgjatë gjithë vitit.