Studentët në lufta për një diplomë universitare në kushtet e mbijetesës

Studentët në lufta për një diplomë universitare në kushtet e mbijetesës

Studimi është një ndër proçeset më të rëndësishme gjatë jetës së një individi. Të studiosh në një vend tjeter jashtë vendbanimit tënd është një sakrificë që përballen shumë të rinj në vendet e Ballkanit. Mundësia për t`u arsimuar me qëlllim sigurimin e një të ardhme më premtuese, shpeshherë ka përballur këta të rinj me jetesen në kushte minimale mbijetese. Por, cila është kostoja që duhet të paguajë një student për t`u arsimuar në këto vende? Cila është sakrifica e tyre për të mbyllur me sukses studimet dhe për të siguruar një diplomë? 

Nga situata në të cilen jetojnë dhe nga eksperienca e vetë të rinjve biem dakord që nuk janë në fokus të politikave dhe sigurimit të kushteve nga strukturat shtetërore. Në këtë artikull do të pasqyrohen disa nga problematikat dhe vështërsitë që përballen të rinj nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që vazhdojnë studimet në universitetet publike të këtyre vendeve. Nga ana tjeter do të krahasohen të dy vendet dhe do të analizohen kushtet në të cilat këta të rinj studiojnë.

Konviktet – hoteli ‘i studentëve’

Të rinjtë që vinë nga një qytet tjeter për të studiuar pranë universiteteve në qytete të mëdha menjëherë përballen me sfiden e parë, që është sigurimi i akomodimit. Pothuajse shumica e këtyre të rinjve konsiderojnë konviktet si mundësinë më të përshtatshme. Nëse flasim nga persepktiva e të rinjve që frekuentojnë konviktet, kushtet në të cilen ndodhen janë larg kushteve ideale dhe të përshtatshme për një jetesë të denjë. Nëse fillojme me pajisjet të cilat nuk lejohen që të përdoren nga studentët siç janë, frigoriferët, ngrohëset në dimer, ashensorët të cilët mungojnë ose janë me orare të kufizuara e deri tek mungesa e ujit në disa raste. Nuk kemi llogaritur këtu kushtet e brendshme të cilat edhe ato lënë shumë për të dëshiruar, që tek mungesa e dollapëve, mobiljet e vjetëruara apo hapësira të pamjaftueshme.

Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe aty janë të përqendruara universitetet më të mëdha dhe më të njohura në vend. Konviktetet në qytetin e Tiranës janë të përqendruara në  3 zona kryesore: në zonen e quajtur “Qytet Studenti”, në rrugën e “Dibrës” dhe në rrugën “Artan Lenja”.  Numri më i madh i konvikteve ndodhet në “Qytet Studenti” që mbulojnë 29 fakultete, nga të cilat 5 godina janë në rindërtim dhe 2 janë rindërtuar pas prishjes nga termeti i vitit 2019. Numri më i madh i këtyre godinave janë të ndërtuara që në periudhen komuniste, ku arkitektura është e njëjtë për secilen ndërtesë (një dhomë për 2-3 përsona dhe për çdo kat një tualet i përbashkët). Disa godina të tjera të ndërtuara pas sistemit komunist kanë një arkitekturë ku përkatësisht 2 dhoma mbulohen nga 1 tualet. Ndërkohë vetem dy godina janë në kushte më bashkohore ku kemi një dhomë për dy persona dhe një tualet brenda dhomës ku përfshihet, dushi dhe lavamani. Në konviktetet e “Qytet Studentit”, tarifat mujore variojnë nga 4,500 lekë (40 €) për person në 10,000 lekë (90 €) për person.

Pothuajse e njëjta situatë paraqitet edhe në Maqedoninë e Veriut. Çmimi i konvikteve është 3000 MKD (50€) në muaj/personi. Kushtet në të cilët përballen të rinjtë atje janë të vështira pasi tualetet nuk janë të përshtatshme, përballen shpeshherë me mungesë të ujit të ngrohtë, ashensori në shumicen e kohës është jashtë funksioni dhe ushqimi është pothuajse i njëjtë çdo ditë.

Fotot e mëposhtme tregojnë për konviktin e studentëve “Nikola Karev” në Ohër, të cilat pasqyrojnë kushtet në të cilat jetojnë të rinjtë.

Karta e Studentit  – briosh dhe lëng

Si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Shqipëri, një student shpenzon mesatarisht 100-200 euro në muaj për t`u ushqyer. Blerja e produkteve ushqimore dhe gatimi është përgjithësisht zgjidhja me kosto më të ulët sesa vaktet nëpër menca. Çmimet për të blerë produktet ushqimore, si frutat, perimet dhe ushqimet bazë, bazuar në opinionet e studentëve janë me kosto më të përballueshme krahasuar me shumë vende të Evropës Perëndimore. Megjithatë, është e rëndësishme të theksojmë se çmimet ndryshojnë në qytete dhe rajone të ndryshme brenda vendit.

Në Ohër për shembull, që është një qytet turistik, çmimet gjithmonë janë më të larta dhe nuk aplikohet zbritje për studentët. Këto të dhëna vertetohen edhe nga opinionet e marra nga studentët e Fakultetit të Hoteleri- Turizmit në Ohër. Një studente e këtij Fakulteti Hristina Durçevska tha se: “me kartën e studentit që e ofron shteti, që është vetem 140 denarë për vakt, ajo që mund të blesh është vetem bukë me kos”. Ajo shpehet se nuk duhet të ketë kufizime dhe se paratë nga karta duhet të shpenzohen deri në orën 15:00 të ditës.

Nga ana tjeter një student i quajtur Goran Dimevski na tha se: “140 denarë nuk mjaftojnë për një vakt dhe se standardi i studentëve është shumë i ulët”. Sipas tij, çmimet në Ohër janë shumë të larta duke u shprehur se:“Mendoj se duhet të ulin çmimet për studentët, e kuptoj se është sezoni dhe se duhet të rrisin çmimet, por unë si student nuk kam pse të paguaj aq shumë për një produkt ushqimor”. Për një student tjeter Andrej Petkovski, thekson se: “standardi studentor është shumë modest dhe ai mendon se ndihma nga shteti duhet të jetë më e madhe”. Studentët në Maqedoninë e Veriut siguronin një “kartë studenti”, nga shteti e cila përmbante 140 dinarë dhe se duhet të shpenzoheshin të gjitha deri në oren 15:00 të çdo dite sepse nuk kishin të drejtë më. Studentët të cilët intervistuam, na shoqëruan në një market për të shpenzuar 140 dinarët që kishin në kartat e tyre. Me këtë kosto ata mund të blinin vetem një briosh dhe një lëng frutash.

Ndërsa rasti në Shqipëri paraqitet disi më ndryshe. Nëse i referohemi periudhës komuniste, konviktet funksionin me mensa, ku studentët nuk paguanin asnjë vakt ushqimor dhe as për akomodimin. Edhe në ditët e sotme, mensat funksionojnë vetem se studentët duhet të blejnë vetë vaktet ushqimore, si dhe tashmë nga privatizimi, ato janë të hapura dhe kushdo mund të frekuentojë mensa të tilla. Ushqimet që ofrohen në këto mensa i përkasin kuzhinës shqipatre dhe ofrohen me çmime më të ulëta, megjithatë studentët shprehen se çmimet pësojnë ndryshime në varësi të inflacionit dhe tre vaktet është e vështirë të përballohen. Ata shprehen se punësimi është i domosdoshëm për të përballuar jetesen si student.

Kostot po rriten, standardi po bie

Një tjeter problematikë e konstatuar nga të rinjtë e këtyre dy vendeve lidhet me kostot që shpesherë janë të papërballueshme. Ata theksojnë se harxhojnë më shumë para për ushqimin se sa për librat. Nga diskutimi me studentët dhe bazuar në përvojën personale, shpenzimet mujore të një studenti variojnë nga 200-400 euro të cilat duhet të jenë të mjaftueshmë për të mbuluar shpenzimet si akomodimi, ushqimi, transporti dhe librat apo materialet e studimit. Standarti i jetesës së studentëve është i ulët, dhe situata financiare e tyre paraqitetet e vështirë. Shumica prej tyre jetojnë me prindërit ose kujdestarët e tyre, të cilët janë edhe burimi më i rëndësishëm i financave.

Studentët thonë se një nga opsionet më të mira për përmirësimin e standardit të tyre është mundësia e punësimit. Por edhe punësimi është një tjeter çështje për t`u diskutuar sepse në shumicen e rasteve të rinjtë hasin pengesë nga mungesa e eksperiencës, humbja e fokusit nga studimi apo mungesa e mbështetjes nga shteti dhe sektori privat. Në Shqipëri si lehtësira të siguruara nga shteti janë vetem pjesa e transportit publik që ofrohet me kosto më të ulët si dhe pjesëmarrja në aktivitete kulturore apo artistike.

Cilësia dhe kushtet e arsimimit nuk përputhet me kostot e larta që duhet paguar për studime

Një tjeter problematikë e identifikuar nga studentët është e lidhur me tarifat e shkollimit, të cilat pagesa që ata bëjnë nuk e justifikon cilësinë e arsimit. Në Maqedoninë e Veriut pagesa e shkollimit varion nga minimumi 100 euro deri në maksimum 400 euro në vit, në universitete publike. Kjo tarifë ndahet në dy këste të barabarta, që paguhen me regjistrimin në dy semestrat. Studentët duhet të paguajnë këtë tarifë çdo vit akademik kur regjistrohen në semestrin e parë.

Tarifat e shkollimit në Maqedoninë e Veriut

Nga ana tjetër, universitetet private paguajnë tarifat e shkollimit që variojnë nga 7,000 Euro deri në 10,000 Euro në vit.

Kostot e studimit në Shqipëri variojnë nga lloji i degës së studimit, nga fakulteti apo universiteti që një i ri zgjedh të studiojë. Ligji për Arsimin e Lartë në Shqipëri u jep të drejtë universiteteve që të vendosin koston e studimit. Në këtë mënyrë një cikël i plotë studimesh në vendin tonë mund t`i kushtojë një të riu 2000 € deri në 6000 €. Një i ri shpenzon mesatarisht 1200 euro vetem tarifë shkollimi për të marrë një diplom bachelor në një Universitet Publik, në një kohë kur jo të gjitha janë të akredituara dhe nuk garantojnë njohje zyrtare jashtë vendit. Nëse marrim si shembull Universitetin të Tiranës, kushtet dhe cilësia e mësimdhënies hasin problematika. Në shumë fakultete mungojnë ambientet sportive apo kulturore për studentët, të cilat janë zevendësuar me parkingje për makinat e pedagogëve. Universiteti i Sporteve në Tiranë, përbën një tjeter shembull të mungesës së kushteve të mësimdhënies, pasi mungojnë hapësirat për zhvillimin e mësimit në mjediset e universitetit. Studentët duhet të zhvillojnë edukimin fizik në dy mjedise të përcaktuara nga bashkia, të cilat janë në një distancë 10 deri në 30 minuta larg universitetit.

Cilësia e arsimit varion nga njëri vend në tjetrin, nga njëri fakultet në tjetrin por ajo që duhet të theksohet është që kushtet e nevojshme për të arritur tek cilësia mungojnë. Mungesa e mbështetjes financiare, kushteve të akomodimit, mësimdhënia në kushte dhe standarde jo efikase ndikon edhe në uljen e motivimit për të arritur rezultate të larta akademike dhe për  të zhvilluar një karrierë të suksesshme.

Universiteti i Shkupit
Fakulteti i Shkencave Sociale – Universiteti i Tiranës

Përfundime

Politikat dhe institucionet qeverisëse kanë detyrë garantimin e mirëqënies, sigurisë, kushteve dhe studimit cilësor për të rinjtë që zgjedhin të arsimohen në vend. Në këtë kuadër, mungesa e një mbështetje të tillë ndikon tek të rinjtë të cilët me të drejtë fajësojnë shtetin se ata nuk janë prioritet për vendin e tyre, duke zgjedhur shpeshherë edhe largimin nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, për një jetesë me më standard dhe cilësi.

Në përfudnim të këtij artikulli ne si studentë rekomandojmë:

1. Arsim me kosto të përballueshëm: Shteti të jetë përgjegjës dhe të sigurojë ndihmë financiare, bursa studimi dhe kredi studentore të përballueshme për ta bërë arsimin e lartë të aksesueshëm për të gjithë të rinjtë që duan të arsimohen.

2. Ofrim i shërbimeve sociale dhe shendetërore për studentët: Aksesimi pa kosto i shërbimeve sociale dhe shendetësore për të rinjtë që mbajnë statusin studentë me qëllim garantimin e mirëqënies së tyre.

3. Aktivitetet ndërvepruese dhe shkëmbime studentore: Mbështetja me anë të programeve dhe aktiviteteteve që studentët të zhvillojnë aftësi sociale, personale dhe profesionale.

4. Rritje e Bashkëpunimit midis strukturave universitare, sektorit publik dhe privat në mbështetje të studentëve për praktika profesionale, për punësim apo intershipe për aftësimin dhe zhvillimin e karrierës së tyre.

Autorët:

Teodora Nedikj

Eneda Salkurti

Mihaela Petkovska

Chiara Tahirih Scudero