Vendet e Ballkanit drejt muzikës turbo-folk

Vendet e Ballkanit drejt muzikës turbo-folk

Arti dhe muzika shërbejnë si një pasqyrim i gjendjes sonë emocionale. Në vevtete muzika që dëgjojmë shpesh na karakterizon edhe në sjellje dhe në stilin e jetesës. Zhanret e muzikës janë të shumta dhe mund ta pranojmë që muzika ka evoluar ndër shekuj duke zhvilluar muziken në veçanti. Një ndër këta shembuj është edhe muzika turbo-folk, e cila është një rrymë që ndiqet dhe dëgjohet nga grupe të ndryshme të popullsisë në vende të ndryshme të Ballkanit.

Kjo lloj muzike ka filluar të marrë përmasa të gjera, saqë kur kjo muzikë fillon të luhet njerzit kalojnë në një gjendje ekstaze dhe pothuajse të gjithë kërcejnë nën tingujt e saj. Ajo që mund të shtohet në këtë rast është fakti që turbofolku pushon që qënuri çdo zhanër tjetër në muzikë dhe pasqyron diçka shumë më tepër.

Në një intervistë të zhvilluar me Z. Etrit Adami, profesor Trombe në Liceun Artistik të Tiranës, na jep informacione të bollshme për të analizuar një muzikë të tillë.

Turbo-folku është një zhanër muzikor me origjinë ballkanike dhe i njohur për përmbajtjen e tij kontroverse rreth çështjeve të ndryshme politike dhe sociale”, tha Etrit Adami, profesor i trombesë nga Tirana. Ndërsa tekstet e këngëve turbo-folk kanë të bëjnë kryesisht me dashurinë, nostalgjinë dhe gëzimet, nga ana tjeter shpesh këto tekste kanë përmbajtje nacionaliste, opinione populiste për çështje sociale, shprehje fyese dhe seksiste.

Këngët turbo-folk njihen për paraqitjen e figurës së gruas në mënyrë sensuale dhe tërheqëse. Kjo ka ndikuar në perceptimin e figurës së saj tek të rinjtë, të cilët e marrin standardin e gruas të paraqitur në videoklipet muzikore si model për bukurinë dhe tërhiqen nga këto modele”, tha zoti Adami.

Ka këngë të shumta të kësaj muzike të cilat ne i dëgjojmë çdo ditë. Një shembull për këtë mund të jetë një këngë turbo-folk si në kulturën shqiptare ashtu edhe në atë maqedonase ku gratë dhe vajzat shihen si objekte seksuale. E njëjta melodi përdoret në të dyja vendet, vetëm se tekstet ndryshojnë por kanë përmbajtje të njëjtë seksiste. Nëse i referohemi videoklipit në këngët shqiptare shikojmë një grup të rejash të veshura me bikini ndërkohë që kërcejnë.

Kur u pyetën “A do të jeni dakord që disa tekste përmbajnë terminologji seksiste?” Ilco Konstadinovski, klarinetisti i grupit tha “Po. Janë elementë të kësaj muzike që të kthehet kënga në komercialitet. Tekste të tilla tërheqin kryesisht publikun më të ri.” Kjo duket të jetë e vërtetë sepse turbofolk jo vetëm që dëgjohet por edhe krijohet nga të rinjtë pasi rastësisht gjetëm tiktokerët Jovan Stoevski dhe Milica Gruber (Gruberka) në qendër të Ohrit të cilët thanë se po bëhen të famshëm për shkak të krijimit të kësaj muzike.

Jovan Stoevski dhe Milica Gruber Tiktokers

Turbo folk është shumë më e mirë si muzikë. Më pëlqen shumë, më shumë se sa baladat e Zeljko Samarxhiqit”, tha Stoevski, i cili me këngën e tij të fundit u ngjit në krye të listës së hiteve më të njohura. Ai beson se në Ohër duhet të dëgjohet shumë më tepër muzika popullore. Edhe të tjerë të rinj që u intervistaun flasin për ritmin si shkaktarin krysor të popullaritetit të kësaj muzike. “Kryesisht është i njëjti ritëm”, thonë Elena Stavrevska dhe Natalija Ristevska, dy të rejat që i intervistuam dhe pyetëm për mendimin e tyre për turbofolkun. Sipas tyre, turbofolku krijon një atmosferë të gëzuar, prandaj e pëlqejnë dhe e dëgjojnë, madje e preferojnë tej mase në ditëlindje, festa familjare, në makinë, në mjedise të ndryshme dhe gjatë gjithë kohës.

Elena Stavrevska dhe Natalija Ristevska

Siç u përmend nga grupi, arsyeja kryesore pse turbofolk është kaq i famshëm është ritmi i tij tërheqës. Prof. Adami theksoi se përsëritja në ritëm ka një efekt hipnotik te dëgjuesit, kështu që teksti ndikon tek ata në mënyrë të pavetëdijshme. Megjithatë, muzikantët të cilët u intervistuan theksojnë që në rastet kur teprohet me tekste fyese, ofenduese apo seksiste, duhet të kufizohet transmetimi i tyre. Kur u pyeten se a duhet që të ndalohen këngë të cilat kanë përmbajtje provokuese, nxitin konflikt apo përforcojnë steriotipe gjinore ata theksojnë se: “Po, në Maqedoni duhet të ketë ligj, të mos lejohet që ta transmetojnë atë”, tha Ilço Konstadinovski, klarinetisti i “Dalgi”.

Por si mund ta mbrojmë rininë nga ky ndikim negativ? Profesori Adami theksoi se “edukimi mediatik është mjeti më i fuqishëm për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se ndaj cilave rryma muzikore janë të ekspozuar dhe si t`i interpretojnë mesazhet që transmetohen nga videoklipet muzikore“.

Muzika, videoklipet dhe tekstet e këngëve janë një pjesë e rëndësishme në epoken e zhvillimit teknologjik në të cilen po jetojmë. Muzika është kudo në jetën e përditshme të secilit prej nesh dhe prandaj ndikon vazhdimisht në mënyrë të pandërgjegjshme në formimin e stilit të jetesës. E rëndësishmë është që ne ta dimë si ta lexojmë dhe interpretojmë atë që ta përdorim për zhvilluar aftësitë tona dhe të menduarin kritik në vend që të përforcojmë steriotipe apo paragjykime.

Autorët:

Dhurata Aliaj

Besalba Kopani

Eneda Llungu

Saranda Mehmedi