Parajsa është premtuar
Nëpër qelibar të kristalt, shkëlqimtar
Po pasqyrohen rreze dielli, rrëzëllitëse
Ngrohtësi po ndjehet, por ku vallë?
Ç’të bëj un me ngrohtësi ferri?
Erdhe vonë, shumë, vonë
Tashmë parajsa është premtuar!
Por për dreq ky ferri yt,
Ndezi qymyrin që ish shuar!
Po ç’mund të bëj unë, pa më thuaj!
Me qelibarin e fëlliqur nga vesa?
Me rreze dielli që të djegin?
E me ngrohtësi ferri që mundon?
Erdhe vonë, shumë, vonë
Tashmë parajsa është premtuar!
Koha nuk na priti, rastësia na tradhëtoi,
Për qymyrin që flakëroi…
***
Vollgës
Vollgës ulem duke pritur
Rastësisht të të përshëndes
Ti je martuar, një dhëndërr i bukur
E unë për ty ëndrra zë e shes
Përplasen dallgët shëtitores
Përplaset edhe shpirti im bregores
Sa të desha nuk është asgjë
Me sa të dua tani nën zë
Ti shëtit Vollgës çdo ditë në mëngjes
Ç’nuse të bukur ke marrë që buzqesh
Unë kurrë se desha Vollgën ti e di
Por vend tjetër ku të shkoj s’kam, as rrij
Kështu Vollgës ulem duke pritur
Mos rastësisht ju shoh krah më krah
Ju shihni pamjen e detit të shtatorit
Kurse unë strukur nën valë ju ziloj
A ëndërrova apo dashurova?
***
Humbëm
Sa hëna të plota humbëm sëbashku
Sëbashku, eh, sa numra yjesh humbëm
Humbëm shumë perëndime dielli
Harruam të jetonim,
Të jetonim pa njëri-tjetrin s’mundëm
U tjetërsuam, u harruam, humbëm!
Pranvera nuk na rroki,
Emocionet na brakstisën
Na praktisi edhe qielli
Braktisëm njëri-tjetrin,
U tjetërsuam, u harruam, vajtuam!
Melodi më s’dëgjuam,
S’dëgjuam as të mira
Të mirat u larguan,
U larguam edhe ne nga njëri-tjetri
U tjetërsuam, u harruam, vajtuam!
Laheshim nën vete,
Pikoi e mjera zemër,
Hidhëruam shpirtrat,
U tjetërsuam, u harruam, errësira na mbuloi!
***
Libroj
Në kafene mbeta pas teje,
Ti lexon, si perëndi më dukesh
Dhe unë libroj më kot
Se vështrime ty vjedhurazi të hedh,
Hajdutërin’ ma kuptove shpejt,
Se tek lexon buzëqesh e flokët rregullon,
Skërmitesh e burrërohesh si të ishe poet,
Por ti je më shumë se aq, je poezia vet’
Librat papritur na u ngatërruan
Kush vallë e ngatërron romanin me poezin?
Unë që të vështrova për muaj me rradhë
Apo ti që hajdutërin ma vodhe me zilin?
Papritur kafeneja s’kishte më tryeza boshe
U ulëm përballë të djegur prush,
Dy shpirtra libror të padukshëm në qoshe
Se ndan dot se kë pa i pari kush!