Princesha e Uellsit, Kate Midelton: Kam kancer! Po i nënshtrohem kimioterapisë! Videoja emocionuese: U desht kohë t’ia tregoja fëmijëve

Princesha e Uellsit, Kate Midelton: Kam kancer! Po i nënshtrohem kimioterapisë! Videoja emocionuese: U desht kohë t’ia tregoja fëmijëve

“Kam kancer. Po i nënshtrohem kimioterapisë…” Kështu deklaroi Princesha e Uellsit, gruaja e Princit William, Kate Midelton në një videomesazh publik tepër emocionues.

E ulur në një stol në Windsor, Kate thotë:”Ishte shock! William e unë po bëjmë gjithçka për ta menaxhuar sa më mirë në mënyrë private për të mirë të familjes tone. Siç e imagjino kjo kërkon kohë!

Princesha 42 vjeçare u shtrua në spital më 16 janar për “operacion abdominal”. Në momentin e operacionit nuk u mendua për sëmundje kancerogjene, pasi asnjë analizë nuk kishte konfirmuar praninë e tumorit. Megjithatë, testet postoperative përmbysën diagnozën.

“Ekipi im mjekësor më këshilloi që t’i nënshtrohem një cikli kimioterapie parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të atij trajtimi.”

Falënderon bashkëshortin Princin William dhe se për luftën me të cilën po përballet ia ka treguar edhe fëmijëve të saj George, 10 vjeç, Charlotte, 8 vjeçe dhe 5-vjeçarin Louis.

“Na u desht kohë për t’i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta, dhe për t’i siguruar se jam mirë. Dhe çdo ditë e më shumë bëhem e fortë duke u fokusuar në gjëra që do më ndihmojnë të bëhem më mirë, në trup mendje e shpirt” vijon më tej në videomesazh.

Mbreti dhe mbretëresha janë informuar për shëndetin e princeshës përpara njoftimit të sotëm ndërsa vetë mbreti Charles gjithashtu po i nënshtrohet trajtimit për kancer. Ndërkohë Princesha do të tërhiqet nga daljet publike. 

 Familja tani ka nevojë për pak kohë, hapësirë ​​dhe privatësi’ tha ajo.

Kensington Palace njoftoi se Kate po i nënshtrohet një cikli kimioterapie që filloi në shkurt.

“Në këto momente mendoj për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Ju nuk jeni vetëm”. vijon më tej në video. 

Videomesazhi i Kate Midelton u regjistrua në pallatin mbretëror të mërkurën e 20 marsit 2024 dhe bëri xhiron e rrjetit brenda pak minutave.