Në Kërkim të Gralit – Nga Klea Cërri

Në Kërkim të Gralit – Nga Klea Cërri

Nga Klea Cërri

Nuk e di për ju, por për mua librat me karakter historik të trajtuar me prekje letrare janë më të bukurit dhe më tërheqësit në bibliotekë. Përveçse janë edukativ, sepse përgjatë rreshtave mëson fakte historike të patjetërsueshme, janë argëtues dhe tepër tërheqës.


Seria e romaneve ‘Në kërkim të Gralit’ përbëhet nga libra magjik, të jashtëzakonshëm që vërtitet rreth luftës 100 – vjeçare, ose luftës së trëndafilave që e njohim ndryshe midis Anglisë dhe Francës. Një prej luftrave më jetë gjata dhe më famëkeqe në histori me 100 vite shkatërrim dhe luftime për të përfunduar në paqe pas mijrave jetësh të humbura.


‘Arlekini në kërkim të Gralit’ është libri i parë nga tre të tjerë në këtë seri magjike, historia e të cilit qëndërzohet rreth Tomas të Huktonit, shigjetar anglez që synim ka hakmarrjen për vdekjen e të atit dhe gjetjen e relikes më të shenjtë në botën e krishterë, Gralin e shenjtë, kupën nga ku pirë Jezusi.


‘Vagabondi në kërkim të Gralit’ është vëllimi i dytë ku na tregon më tepër për aventurat e Tomasit dhe misionin e tij sekret që i ngarkohet nga mbreti i tij dhe na informon më shumë me fakte të panumërta historike dhe rëndësinë e Grelit.


‘Heretiku në kërkim të Gralit’ romani i fundit i kësaj serie, na tregon se për shkak të zemërgjersisë së vet Tomasi kthehet në n heretik të kërkuar nga kisha, sepse shpëton një vajzë të dënuar me djegie në turrën e druve. Nevoja e tij për të marrë Gralin bëhet më urgjente se kurrë, por a do të mundet ai ta gjej?


Të shkruar nga Bernard Cornuell, janë magjik, të kënaqshëm tejet joshës dhe mbreslënës. Lexojeni, e keni të nevojshme!