‘Ne të gjallët’ për çfarë gjallojmë? – Nga Klea Cërri

‘Ne të gjallët’ për çfarë gjallojmë? – Nga Klea Cërri

Po ta keni lexuar “Ne të gjallët” do të ishit në një mendje me mua që ky libër është fantastik! Mrekullisht i bukur dhe i trishtë! Një roman që flet për fatet e tre njerzve që përpiqen të jetojnë të lirë në Rusinë komuniste, që vuante pasojat e revolucionit të përgjakshëm bolshevik. Tri qënie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre. Tri njerëz që dashurohen dhe vetësakrifikohen. Një vajzë e re që ngren një fortesë të pakalueshmë kundër së keqes korruptuese të një shteti autoritar, për të mbrojtur të burrin e jetës së saj shëndetligë.


‘Ne të gjallët’ është një libër ku përshkruhet historia e njerëzve që jetojnë nën tutelën e parullave të flamujve të kuq sesi mbijetojnë ata pas atyre parullave, çfarë u ndodh atyre që ngrejnë krye dhe çfarë u ndodh atyre që përkulen.


Kira ishte një vajzë e re, që nuk e dinte çfarë ishte dashuria dhe nuk ksihte pritshmëri ndaj saj. Pëlqente ta donte Leon, djalin e bukur e arrogant, e nuk priste asgjë prej tij. Mjaftohej me afërsinë pranë trupit të tij dhe dijenis që ai e deshte. Dhe ai e donte vërtet. Leo ëndërronte sikur ishte i lirë dhe i jepte Kirës gjithçka që ajo donte, që i jepte asaj versionin më të mirë të vetvetes, që ta trajtonte siç duhet e t’ja tregonte dashurinë, por nën kthetrat e çelikta të leninit njeriu dashuron lirin më shumë seç do gjë tjetër.


Ky roman na mëson një këndvështrim tjetër të dashurisë, atë të personit që beson se mund të jetë i dashuri yt. Gjithashtu na mëson edhe nëse mund të shesim veten për shëndet e tjetrit. A mundemi vërtet? Kira mundi! Kira humbi! Kira nuk qe e dashur nga Leo, kurse ky i fundit kishte humbur veten e tij përpara gjithçkaje tjetër që fitoi.
Dikush fitoi jetën, dikush vdekjen!


Kur ta lexoni do të kuptomi se çfarë keni humbur dhe do të pendoheni që se keni lexuar më parë!