“Parfumi” historia e një vrasësi – Nga Klea Cërri

“Parfumi” historia e një vrasësi – Nga Klea Cërri

Si bëhen parfumet, a e dini? Nga trupat e vajzave më të bukura të Parisit! Kështu na mëson Grenouille nëpërmjet historisë së tij prej një vrasësi.


Romani i shkruar nga shkrimtari gjerman Patrik Suskind rrëfen jetën e mjerë e të trishtë të Zhan Babtistit që u braktis që në lindje nga e ëma në një kosh të mbushur me luspa e të brendshme peshku. I dënuar të fillonte të frymonte në atë anë të shëmtuar dhe erë keqe të qytetit gjithë jetën e tij nuhaste ato aromërat e mira, të bukura e të ethshme.


Për të mësuar mjeshtërinë e parfumeve filloi të punonte si çirak në një parfumeri të njohur parisiane, sepse hunda e tij ndjente çdo grimcë të vogël e çdo shatërvan ëmbëlsie që ekzistonte në të gjithë Parisin e pastër e të pisët njëkohësisht.


Aroma më e mirë sipas tij ndjehej tek vajzat më të bukura. Hunda i kishte punuar një rreng syve, ishte ajo që vendoste për bukurinë nëpëmjet ndjeshmërisë së saj, sytë shihnin vegimin e kësaj arome.


Ndoqi vajzat më të bukura të Parisit dhe formoi parfumin më të fuqishëm në botë, një pikë dhe shpërthente orgjia në të gjithë qytetit.


I shpëtoi ekzekutimit, krijimtaria e tij ishte më e fuqishme se çdo shqisë e nuhatjes të personave të thjeshtë, që nuk nuhasnin aq ndjeshëm sa Grenouille. Ai ishte mjeshtër i parfumeve!