Nga Prof. Asc. Dr. Muharem Jakupi
Kjo nuk është një statistikë e bërë në mënyrë shkencore. Më doli përpara rastësisht teksti i mëposhtëm i shkruar në italisht; i përket ligjërimit nga sfera e kulturës. Duke hasur dendurinë e huazimeve, bëra një statistikë të përafërt të përqindjes së tyre. Rezultati (të paktën, për përvojën time) nuk ishte aq befasues. Duke përjashtuar disa nga emrat ngushtësisht të përveçëm si dhe duke përjashtuar fjalët shërbyese (“servitudat gramatikore”) që shërbejnë kryesisht për të realizuar kohezionin e tekstit, më rezultoi se nga 46 fjalë emërtuese, 22 prej tyre janë huazime më se të qarta.
E shprehur në përqindje, del se fjalët e huaja përbëjnë 48% të këtij teksti. Nuk po zgjatem me argumentet “për” dhe “kundër”, sepse diskutimi do të shkonte shumë, shumë gjatë. Por, nëse në përplasjen me faktet nisemi nga realizmi, them se në disa lloje ligjërimi PURIZMI do ta asfiksonte shqipen, gjer në pamundësi të shprehjes, edhe pse gjuha jonë mund të jetë bijë e drejtpërdrejtë e pellazgjishtes së fisme! Nëse do dëgjoheshin thirrjet e puristëve të rreptë të gjuhës, universitetet do të mbylleshin menjëherë. Krahasojini vetë tekstet në të dyja gjuhët, duke sqaruar se përkthimin e bëra me anë të programeve të përkthimit elektronik që afrohen sot, veçse duke provuar në disa mënyra:
“Grande partecipazione all’incontro che, ieri, ha visto protagonista lo scrittore Visar Zhiti all’Istituto Italiano di Cultura a Tirana. Un pubblico interessato ha accolto con molto interesse le tematiche trattate, interagendo attivamente con l’autore. Grazie al direttore dell’Istituto, Alessandro Ruggera, per aver rinnovato la collaborazione con Albania Letteraria e per l’impeccabile organizzazione. Grazie alla prof. D. per i suoi preziosi interventi. Un ringraziamento particolare va al pubblico e agli studenti che hanno mostrato un sentito coinvolgimento. Grazie a Visar Zhiti per aver, come sempre, offerto, attraverso la sua storia, tanti spunti di riflessione.”
“Pjesëmarrje e madhe në takimin e djeshëm që pa si PROTAGONIST SHKRIMTARIN Visar Zhiti në INSTITUTIN e KULTURËS Italiane në Tiranë. Një PUBLIK i INTERESUAR i priti me shumë INTERES TEMAT e TRAJTUARA, duke ndërvepruar NË MËNYRË AKTIVE me AUTORIN. Falenderojmë DREJTORIN e INSTITUTIT A. Rugg. për RINOVIMIN e bashkëpunimit me Albania Letteraria/LETRARE dhe për ORGANIZIMIN e patëmetë. Falenderojmë PROFESOR D. për ndërhyrjet e veta të vlefshme. Një falënderim i veçantë shkon për PUBLIKUN dhe STUDENTËT që treguan përfshirje të përzemërt. Falënderoj Visar Zhitin që, si gjithmonë, OFROI kaq shumë shkas për të REFLEKTUAR përmes HISTORISË së tij.”
Pa “brohorima”, pa vajtim! I pari është realiteti, “shkaktarë” për të cilin janë vetë milionat e folësve të gjuhës dhe jo studiuesit e saj.