Dy mediat e njohura “Livsstil” dhe “Dagens Nyheter” zbulojnë për lexuesit e tyre bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Dy mediat e njohura “Livsstil” dhe “Dagens Nyheter” zbulojnë për lexuesit e tyre bukuritë natyrore të Shqipërisë.


Dy mediat e njohura suedeze “Livsstil” dhe “Dagens Nyheter” zbulojnë për lexuesit e tyre bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Me një itinerar të pasur turistik, nga Saranda joniane, plot plazhe të kaltra e intime, Dhërmiun fantastik me hotelin panoramik mbi det Zoe Hora, Vlorën e shndritshme, blogeri Kristofer Lönnå rrëfen për ‘Livsstil’ aventurën e tij të bukur në Shqipëri, ku bleu edhe një apartament buzë Sarandës për të pushuar, si dhe jep këshilla për një udhëtim atraktiv në Shqipëri.

Ndërkaq me një reportazh nga veriu në jug të Shqipërisë media ‘Dagens Nyheter” promovon Liqenin e Komanit, Shkodrën, Krujën, Tiranën, plazhet ranore të Adriatikut në Lalëz e Hamallaj sitet e lashta arkeologjike Apolloninë dhe Orikun, fortesën e bukur të Porto Palermos, si dhe kulinarinë shqiptare mesdhetare, duke i bërë një ftesë të hapur qytetarëve suedezë të vizitojnë Shqipërinë e bukur, këtë perlë miqësore të Mesdheut.

Për më shumë vizitoni linqet:

https://www.livsstil.se/…/solresor/a/O8RmMV/albanien-guide

https://www.dn.se/resor/upptack-vackra-och-vanliga-albanien