Kush nuk e ka lexuar thrillerin mistet të Dan Brown ‘Kodi i Da Vinçit’ të mos e humbin më kot kohën e vyer e të limituar që kemi ne lexuesit e ta rrëmbejnë për të mos e lëshuar nga duart atë libër të mrekullueshëm.
Langdoni një profesor i simbiologjisë vihet papritur përballë kufomës së tmerrshme të mbarështuesit të Luvrit.
Ai ishte i dyshuari kryesor, por për çfarë arsye një profesor i ardhur në Francë për një konferenc të hapur dyshohet për vrasje?
Duke mos kuptuar asgjë, profesori ynë as nuk e di që është i dyshuari kryesor, sepse mendjen ja merr pamja e makabër e viktimës që sipas ekspertizës ia kishte bërë vetvetes.
Njohja me Sofinë e urtë e të mençur që ishte mbesa e Sonierit, viktimës së pafat, i siguron Langdonit një natë plot aventura e të papritura, kode, kriptekse, gjëza, miq të rremë, vrasje dhe një besim të tjetërsuar fetar.
Sonieri ka vdekur për të fshehur të vërtetën. Një të vërtetë që është tejet e rrezikshme nëse zbulohet.
Po për çfarë bën fjalë? Cili ishte ai mister që të gjithë e ruajn më shumë se jetën e tyre? Ku është Grali i shenjtë? Por ç’është më e rëndësishmja çfarë është Grali?
Sonieri ndan familjen e tij në gjysmë pas një aksidenti fatal, por përse?
Çfarë ishte më e rëndësishme se familja e bashkuar?
Shumëkush adhuronte hyjneshën e shenjtë, femëroren e kurorëzuar, dukshëm përgënjeshtronin një të vërtetë të rreme që e gjithë bota gjatë 2000 vjetëve të fundit e kishte besuar.
Ky është një roman që i ka të gjitha. Personazh inteligjent, komplot të përsosur, ngjarje të papritshme dhe më kryesorja një rrëfim magjik.
Lexojeni, më pas do të donit ta kishit lexuar më parë!