Nga Artur Kurtallari
Tre herë është botuar në kopertinën e revistës “TIME” një personazh shqiptar, në të tre rastet ka qenë grua.
E para, si shenjtorja që u mundua të shërojë plagët e varfërisë në vende të mjerueshme, duke u ofruar njerëzve atje, kryesisht fëmijëve, një dorë të ngrohtë shprese.
E dyta, një grua e përzënë nga shtëpia prej luftës e cila ushqen foshnjën në këmbë dhe jep mesazhin e madh të vazhdimësisë së racës tonë, edhe aty ku duket e pamundur.
E treta, një vajzë e talentuar që e ka vënë botën e artit nën thembrat e saj dhe përveçse argëton njerëzimin me muzikën dhe vokalin e saj, po bën ambasadoren e kombit tonë sa miliona ambasadorë që ushqehen me taksa dhe parazitojnë nëpër rezidenca e ambasada nëpër botë!
Shpalleni gruan shqiptare pasuri kombëtare!