‘Bardha e Temalit’ – Klea Cërri

‘Bardha e Temalit’ – Klea Cërri

Nëse do ta vija në peshore Bardhën e Temalit me Ana Kareninën, apo me Ema Bovarin do të thoja me plot bindje se heroina e Pashko Vasës është më fatkeqe dhe më e humbur se të tjerat. Nëse Ana e humbi jetën sepse nuk duroi refuzimin e dashnorit të saj, kurse Emma vdiq nga hidhirimi pse burri i saj nuk i ngjasonte romaneve, Bardha e gjorë e humb jetën, rinin dhe dëshirën për të jetuar për shkak të një martese të lidhur me shkuesi dhe familja nuk e mbështeti, kur ajo i tregoi mos respektin dhe mungesën e dashurisë që i falte i shoqi.


Ajo nuk e njohu dashurinë, nuk mundi ta përqafonte atë. Bardha nuk u pranua asnjëherë në familjen e saj të re sepse bukuria e saj ishte e madhe dhe hiret prej qytetareje ishin të verbueshme për ta.


Ç’fatkeqësi qe për Bardhën që lindi në një familje patriarkale shqiptare, ku gratë nuk kishin të drejta dhe shihej si plaçk e të shoqit.


E pambrojtur nga familjarët e saj, ajo ra viktimë e një vjerre të pashpirt që nuk e deshi në gjirin e saj. Prindërit që e lindën, të ushqyer nga një shoqëri e prapambetur ku femrën e shihnin pengesë dhe jo si një hyjneshë të shenjtë që jep dhe fal jetë, ashtu siç është në të vërtetë, nuk e mbrojtën dot të gjorën Bardhën tonë e lan në duart e një të huaji që nuk ndjente kurrë farë dhembshurie për gruan e tij.


Nuk e di kujt mund ti bërtasësh në këtë libër, prindërve të prapambetur, vjehrrës të pashpirt, burrit të paditur që s’dinte të dashuronte, apo shoqërisë që e shinin si normale të gjithë këtë situatë.


Lexojeni Bardhën tonë, jepini zë, sepse e meriton të qëndroj krah Emës dhe Anës!