“Zemra e Errësirës mban fronin për djallin më të zi të tokës” – Klea Cërri

“Zemra e Errësirës mban fronin për djallin më të zi të tokës” – Klea Cërri

Nga Klea Cërri

“Ai kishte zënë fronin më të lartë midis djajve më të zinj të tokës.”

Marlou është një i ri që punon në një nga kompanitë e mbledhjes së fildishit dhe dërgohet në Afrikë me një mision të veçantë. Të gjej zotin Kurc, i cili sillte sasinë më të madhe të fildishit në të gjithë zonën, por nuk u shfaqte dhe nuk e shpjegonte sesi e mblidhte atë sasi të majme. Habia që i kishte kapluar instancat më të larta të mbledhjes së fildishit ishin të mëdha, kështu që misioni për ta gjetur atë u bë shumë i rëndësishëm.


Kur Kurci u nis për në Afrikë ishte një djalë plot ideale, që dëshironte të mbillte qytetërimin në tokat e ‘e të paqytetëruarve’, por si mund të përcjellësh qytetarinë në një shoqëri me zakonet dhe zhvillimet e veta? Ai nuk u ndal, u nis duke lënë pas të fejuarën, e cila e priste për të lidhur martesën. Idealet e tij ishin më të mëdha se çdo forcë tjetër njerzore, po jo aq sa të mposhtin errësirën që ndodhej brenda tij.


Afrika e mrekulloi, natyra e saj ishte e pashoqe në krahasim me kontinentin e Europës. Pasuria e asaj toke ishte e pamatshme, ndërsa njerzit ishin tejësisht të paditur. Kur ai u njoh me vendasit dhe foli në gjuhën e tyre, ata u mahnitën duke e pranuar me pasion ardhjen e tij prej perëndie. Lëkura e tij e bardhë i përçonte terror, instiktet e tij vrasëtare i përngjanin një zoti të luftës. Kokat e prera të vendosura në shtiza për të formuar kështu një gardh të pakalueshëm, kërkesa seksuale për femra që i dëshironte, ushqime dhe lojra në nder të tij, të gjitha këto sakrifica ata i bënin për perëndin e tyre lëkurbardhë.


Kurci dështoi përpara idealit të tij, nuk përçoj qytetari, errësira e pushtoi. Ai u vetshpall Zot dhe skllavëronte vendasit që e shihnin si të tillë. U shpërfytyrua, u tjetërsua dhe u shkatërrua nga brenda, por shpirti i tij nuk u bë i errët, ai gjeti vetveten dhe u mbështet nga ambjenti për të dalë në sipërfaqe.


Marlou që është më i pranishëm në vepër, përpiqet gjatë gjithë kohës ta gjente atë dhe ta çonte në kampin qëmdror, por kur ai e gjeti ai ishte pranë vdekjes. Të gjitha terroret që kishte kryer e kishin ligështuar, duke u shuar kështu në një moshe të re.


Të fejuarës së tij, Marlou nuk mundi t’ia tregonte të vërtetën. Ai sajoj gënjeshtrën që ajo dëshironte të dëgjonte duke i dhënë një letër të thënë prej Kurcit, që s’kishte qënë kurrë në mendjen e tij.