Mbi 50 lloje të reja speciesh janë zbuluar në oqeanin Paqësor pranë ishullit të Pashkëve. Këto specie të reja u zbuluan së bashku me mbi 100 lloje të tjera të gaforreve, koraleve, iriqëve të detit, kallamarëve, peshqve, koraleve, molusqeve, yjeve të detit, sfungjerëve dhe karavidheve, të cilët më parë ishin të njohur për shkencën, por që nuk mendohej se jetonin në këtë zonë të oqeanit.
Ky zbulim u bë nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh të Institutit Oqean Schmidt. Gjatë ekspeditës kërkimore prej 40 ditësh rezultoi se kreshta Salas y Gómez është shtëpia e një prej zonave detare me biodiversitetin më të lartë në Tokë, ku krijesat unike janë pafund.
“Rezultatet kryesore të kësaj fushate janë se ne kemi gjetur midis 50 dhe 60 specie potencialisht të reja në shikim të parë, një numër që ka të ngjarë të rritet pasi kemi shumë mostra për të punuar në laborator,” tha një nga studiuesit që mori pjesë në kërkim.
Zbulimet e kësaj ekspedite vijnë vetëm disa muaj pasi një tjetër ekspeditë përgjatë Ridges Nazca dhe Juan Fernandez zbuloi mbi 100 specie të reja të dyshuara. Këto dy ekspedita tregojnë se ky rajon i oqeanit po shpërthen nga biodiversiteti dhe për këtë arsye kërkon mbrojtje.