Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

‘Lumturia je ti’ si të gjesh çelësin e gëzimit. Libri mbi jetën e Tina Turner vjen në shqip nga Mediaprint

‘Lumturia je ti’ si të gjesh çelësin e gëzimit. Libri mbi jetën e Tina Turner vjen në shqip nga Mediaprint

Përgatiti Klea Cërri

Të gjithë e dimë sesa e sukseshme ishte Tina Turner dhe sesa adhurohej ajo nga shumëkush, për muzikën e mrekullueshme që ajo krijonte, për zërin mahnitës me anë të të cilit na ka dhuruar këng të pavdekshme dhe për filmat mjeshtëror që ajo ka luajtur. Por çfarë qëndron pas këtij shkëlqimi? Si e gjejnë lumturinë?


Në këtë libër, Tina nuk na ka treguar sukseset që ajo ka arritur në një mënyrë të tillë sikur do të tregojë edhe njëherë të gjithë madhështinë e saj. Me anë të këtij rrëfimi ajo ka sjellë pranë nesh vajzën e vogël që u rrit pa dashuri nga e ëma, gruan e vuajtur nga një situatë e dhunshme familjare, por mbi të gjitha na ka treguar formulën sesi ja ka dalë ajo për t’i bërë ball të gjitha këtyre pengesave që i kishin zënë rrugën drejt lumturisë dhe vetvetes.
‘Në këtë botë tonën të ndërlikuar, ku ka kontradikta të shumta, në vendet më të paimagjinueshme gjejmë bukuri që të lënë pa frymë.’- kështu thotë një ndër zërat më të dëgjuar në historinë e njerëzimit, sepse kur ishte një vajzë fare e vogël edhe pse nuk e njihte dashurinë e së ëmës dhe ndihej e shëmtuar duke mbledhur pambuk në plantacionet e mëdha, Anna Mae Bullock e ndjente që ishte destinuar për një jetë të lavdishme plot sukses, duhej thjeshtë të shpresonte!


Ajo ndjeu dëshpërimin sërish kur u martua me Ike Turner, ku për pak desh humbi vetveten për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të bashkëshortit të saj, por e gjeti sërisht rrugën për të jetuar dhe kësaj rradhe me një forcë të fuqishme për të jetuar lumturisht më mirë. Me emër të rivënë nga Ikja, Tina e ashtuquajtur gjeti vetveten, gjeti Anna Mae.


Ajo u bë ikona e gruas që sheh shpresë edhe aty ku nuk duket, që mbjell lumturi edhe nëpër djerrinat më të zbrasta, që negativitetin përreth saj e kthen në fuqi për të ecur përpara dhe për tu bërë më e fortë se kurrë më parë. Duke parë sesi një vajzë e vogël mundi t’i rezistonte vuajtjes të shkaktuar nga mungesa e dashurisë që në vegjëli kuptojmë se vullneti i njerëzve nuk është aspak i vogël.


Me anë të këtij rrëfimi tejet emocional dhe tejet personal Tina na mëson sesi gjeti lumturinë e saj në një udhërrëfyes praktik e tejet të lehtë për tu lexuar. Ajo na mëson se me anë të budizmit mundi të gjente vetveten dhe arriti majat e suksesit duke realizuar ëndrra që mbase as nuk i kishte ëndërruar.


Nëpër të lexojmë ‘Jeta ime shpirëtore ka qenë çelësi për mirëqënien, gëzimin dhe qëndrueshmërinë time.’, sepse me sinqeritetin më të madh ajo na tregon se nëse beson në të mirat që do të të ndodhin, atëherë ato do të bëhen realitet.


Mua më ka pëlqyer shumë, një histori trishtimi, dëshpërimi, suksesi dhe dashurie për të tjerët dhe vetveten, sigurisht brenda masës së lejuar, sepse edhe tepria e dashurisë mund të jetë e dëmshme për ne frymorët. Është një libër që përveçse i shkruar në një mënyrë të drejtpërdrejtë që përthithet me një frymë nga ne lexuesit, është i përkthyer mjaft bukur në gjuhën tonë, të tingëllon bukur e të bën për vete në çdo rresht që lexon. Do ta mbyll këtë artikull me shprehjen e preferuar në këtë udhërrëfyes fantastik duke ju thënë që duhet ta lexoni patjetër: “Bota jonë është një vepër arti mistike- një kanavacë universale mbi të cilën ne të gjithë pikturojmë historitë tona, ditë pas dite, përmes penelave të mendimeve, fjalëve dhe veprave tona.”