Aktorja Nicole Kidman është nderuar me çmimin AFI Life Achievement(çmim për arritjet jetësore të Institutit Amerikan të Filmit).
56 vjeçarja, është aktorja e parë australiane që i është dhënë nderimi më i lartë nga organizata.
Veshur me një fustan ari të gjatë të Balenciaga-s, Kidman falënderoi të gjithë drejtorët me të cilët ka punuar, shkruan BBC.
“Është një privilegj të bësh filma. Dhe e lavdishme të bësh filma dhe shfaqje televizive me skenaristë që më lejuan të vrapoja, të jem e lirë dhe të luaja të gjitha këto gra jokonvencionale”, tha ajo.
Gjatë ceremonisë, Kidman u përlot ndërsa bashkëshorti i saj tha se ajo i tregoi atij “si duket dashuria në veprim” kur ai abuzonte me substanca menjëherë pas martesës së tyre në 2006”.
“Katër muaj pas dasmës sonë, unë isha në rehabilitim për tre muaj. Nicole kapërceu çdo zë negativ dhe zgjodhi dashurinë. Dhe ja ku jemi 18 vjet më vonë”, theksoi Urban për Kidman dhe dy vajzat e tyre adoleshente, të cilat iu bashkuan asaj në tapetin e kuq për herë të parë.