‘Mes Djemsh’ një histori mes mendjes dhe dashurisë. Nga botimet Pegi.

‘Mes Djemsh’ një histori mes mendjes dhe dashurisë. Nga botimet Pegi.

Nga Klea Cërri

Një vajzë që shoqërohet vetëm me djem, si pasojë e mungesës së feminilitetit të tepruar, por jashtëzakonisht tërheqëse me çuditshmërinë e saj, shpreson vetëm që mos të bie në dashuri me njërin prej tyre!


Xhina ishte një vajzë e rritur në një familje të madhe me tre vëllezër edhe një motër më të madhe, për shkak të mos krijimit të një lidhjeje të fuqishme me këtë të fundit ajo e kalonte kohën me djemtë. Duke bërë kështu që të mos e gjente kurrë veten nën shoqërinë e vajzave.
Kështu kur ajo shkoi në universitet njohu tre djem të mrekullueshëm Klein, Tristanin dhe Finçin, por nuk shkoi gjithçka siç e dëshironte ajo.


Pas këmbënguljes së shumtë nga ana e Aleks Finçit ajo iu dorëzua, por ai nuk e vlerësoi, pas një jave u kthye me ish të dashurën. Duke iu bërë kjo qasje e shëmtuar nga ana e djemve që ajo pëlqente më shumë sesa shokë, Xhini filloi të mendonte se kishte defekte tek vetja, ankthi iu shndërrua në anoreksi të theksuar e pas kësaj në bulimi.


Prandaj ky libër është kaq i fuqishëm dhe i rekomandueshëm për tu lexuar, sepse trajton një temë delikate dhe mjaft të prekshme siç është bulimia. Të gjithë kemi dëgjuar nga pak se çfarë është ajo, por pak dimë sesi ndjehen personat që vuajnë nga kjo gjë, e duke ditur pak i kuptojmë edhe më pak.


Por me anë të Xhinit ne i kuptojmë dhe mbajmë pranë vetes, ashtu siç e mbajti Adriani atë, siç e ndihmuan gjyshërit e tij duke i dhënë dashuri dhe përkujdesje të pashtershme dhe gjithmonë të pranishme.


Me anë të këtij libri njohim shumë personazhe që gjatë leximit mësohemi t’i duam, por edhe t’i marrim inat. Andrianin, një djalë hungarez që mendonte se nuk e meritonte dashurinë meqë nuk ishte i aftë ta ndjente atë, na mëson se me të gjetur shpirtin binjak, zemra hapet vetë drejt lumturisë dhe haresë.


Aleks Finçi na mëson se të qënurit konfuz mbi dashurinë nuk lëndojmë vetëm veten me hamendësimet tona, por edhe të tjerët rreth nesh.
Klei na prezanton me shembullin perfekt sesi duhet të jetë një mik i ngushtë, ndërsa Tristani na mëson si të vlerësojmë familjen tonë dhe nuk ka asgjë të keqe të mburremi me arritjet e prindërve tanë.


Kurse Xhina, heroina e kësaj historie na mëson shumë më tepër. Me anë të figurës së saj të portretizuar mjaft bukur ne kuptojmë që duhet të duam veten, më shumë se çdo gjë tjetër, që pesha jonë trupore është thjeshtë pamja e jashtme, por kjo nuk duhet aspak të ndikojë në mënyrën sesi ne e shohim veten tonë dhe si e vlerësojmë atë. Na mëson se duhet të shprehemi për problemet tona me të afërmit tanë, pa pasur frikën e paragjykimit, sepse shprehja e problemeve me zë të lartë është gjysma e përparësisë.
Duhet të duam veten dhe bota do të jetë më e mirë me ne!