Nga Klea Cërri
Romani “Gurë dhe Hije” nga novelisti turk Buran Sonmez, është një libër i shkëlqyer për tu lexuar. Historia shtrihet përgjat viteve 1930 deri në vitet 2000, shkruar në kapituj të shkurtër që kryejn kapërcimin nga njëri vit në tjetrin.
Historia nis me historinë e trishtë të Rejanit, një vajze të shtruar në spital që shërohet nga Avdo. Shtatzanë dhe e ndjekur nga policia, ai e ndihmon vetëm sepse ishte mikesha e dashurisë së tij, Elifit.
Menjëherë në kapitullin tjetër ne njihemi edhe me mamanë e Rejanit, Perihanin që ishte një kërcimtare në klube nate, pra personazhet na prezantohen nga njëri kapitull te tjetri.
Historia qëndërzohet në jetën e mjerueshme të Avdos në fëmijëri, kur ishte i vetmuar dhe i braktisur nga familja, i detyruar të jetonte një jetë fatkeqe prej jetimi. Por, si çdo dritë në fund të tunelit edhe ai ndihmohet nga Mjeshtri Josef që i siguron një vend banimi në varreza, ku Avdo jeton prej 12 vjetësh.
Një vend i pazakontë për të banuar, por ai djaloshi i vogël i pafat, ndjente aromën e shtëpisë pranë mjeshtrit zemërgjerë.
Nëpër roman shohim gërshetimin e temave të ndryshme si folklori, traditat dhe këngët turke.
Autori nëpër roman me anë të artit të të shkruarit bashkon së bashku me letërsinë dhe jetën imagjinare të personazheve të tij edhe fakte historike. Në libër ka kapituj të tërë të dedikuar historisë sesi tributë e quajtura Alvi u skllavëruan nga Perandoria Osmane. Pavarësisht bukurisë dhe mësimeve që marrim, kjo na pengon të qëndrojmë në një linjë me rrjedhshmërinë e jetës së personazheve kryesore.
‘Gurë dhe Hije’ është poema e të gjallëve dhe të vdekurve që jetojnë dhe ndërveprojnë me njëri tjetrin. Qëllimi kryesor i librave të këtij autori është zbulimi i të vërtetës së historisë turke. Ky qëllim e bën atë një ndër autorët më të vlersuar kurt.