Muzeu Kombëtar i Krujës ka arritur një numër rekord vizitorësh. Ditën e sotme Muzeu Gjergj Kastriot Skënderbeu është vizituar nga 1500 vizitorë.
Kjo është hera e parë në historinë e këtij muzeu qe regjistron një numër kaq të lartë vizitorësh brenda ditës.
Vetë faqja e Muzeut Kombëtar të Krujës ka ndarë shifrat, ku bën me dije se nga 1500 vizitorët, 1000 kanë qenë turistë të huaj, ndërsa 500 nxënës dhe gjimnazistë nga Kosova.