Treni në hënë është në fakt vetëm një nga gjashtë ‘konceptet e ngjashme me fantashkencën’ për të marrë fonde të reja nga programi Inovativ i Avancuar i NASA-s.
Flexible Levitation on a Track, ose FLOAT, planifikon të përdorë robotë magnetikë që fluturojnë për të transportuar deri në 100 tonë materiale në sipërfaqen hënore çdo ditë.
Sipas ekipit që qëndron pas projektit të ngjashëm me Scalextric, kjo do të siguronte një mënyrë të besueshme dhe autonome të lëvizjes në Hënë.
“Një sistem transporti robotik i qëndrueshëm dhe jetëgjatë do të jetë kritik për operacionet e përditshme të një baze të qëndrueshme hënore në vitet 2030” tha udhëheqësi i projektit Dr. Ethan Schaler, një inxhinier robotik në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s.
FLOAT është vetëm një nga gjashtë idetë futuriste që janë përzgjedhur për financimin e fazës së dytë nga NIAC, programi ‘koncepte të avancuara inovative’ të NASA-s.
Këto projekte variojnë nga teleskopët e lëngshëm deri tek raketat me energji plazma që mund t’i çojnë njerëzit në Mars në vetëm dy muaj citon DailyMail.