Në kuadër të Javës Kulturore Franceze mbërrin për herë të parë në Shqipëri teatri mbi ujë Fous de Bassin dhe Ilotopie.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ftoi qytetarët të ndjekin këtë shfaqje buzë Liqenit Artificial të Tiranës nesër dhe pasnesër përkatësisht (15 dhe 16 maj).
‘Vjen për herë të parë në Tiranën tonë një shfaqje mahnitëse, ndryshe nga të tjerat, në Javën Kulturore Franceze!
Me datat 15 dhe 16 Maj, në orën 20:00, mblidhemi të gjithë te Liqeni Artificial i Tiranës për të parë spektakël mbi ujë dhe lojëra surreale nga trupa e artistëve vizionarë francezë Fous de Bassin dhe Ilotopie!’- shkruan Veliaj.