Një tjetër film shqiptar i para viteve ’90 i është nënshtruar restaurimit digjital. Bëhet fjalë për filmin ‘Guna përmbi tela’ të regjisorit të mirënjohur Muharrem Fejzo.
Filmi është prodhim i vitit 1977 dhe ka si protagonist aktorët Thimi Filipi, Stavri Shkurti, Fatos Sela, Sulejman Pitarka, Jani Riza, Liza Laska, Luftar Paja, Serafin Fanko, Raimonda Bulku etj.
Ngjarjet e filmit flasin për luftën që u bë në Vlorë në vitin 1920, kundër pushtuesit të huaj Italian.
Lajmin për restaurimin digjital të këtij filmi bardh e zi e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
‘MIRËMËNGJES
https://fb.watch/s5_DzBpseY/
dhe me një tjetër film të kinematografisë shqiptare që i është nënshtruar restaurimit digjital, “Gunat përmbi tela” i regjisorit Muharrem Fejzo, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.