Ja si hapet sezoni turistik në qytetin e Shijakut!

Ja si hapet sezoni turistik në qytetin e Shijakut!

Me hapjen e sezonit turistik, rritet gjithnjë e më shumë interesi i publikut dhe turistëve në qytetet e vendit, për të marrë pjesë në aktivitete dhe atmosfera të ndryshme argëtuese.

I tillë ka qenë dhe eventi mbrëmjen e së shtunës në qytetit e Shijakut ku sheshi në qendër u mbush plot nga banorë dhe turistë të cilët ndoqën nga afër ndeshjet e Boxing & Kickboxing. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe kreu i Bashkisë Shijak z. Elton Arbana, nënkryetarja e bashkisë dhe një sërë figurash të botës së boxing dhe kickboxing.

Për herë të parë në qytetin e Shijakut u zhvillua aktiviteti Boxing & Kickboxing Show. Kjo do të pasohet nga shumë evente të tjera gjatë stinës së verës, për t’i dhënë mundësinë qytetarëve të Shijakut të kenë sa më shumë hapësira argëtimi përmes jetës kulturore dhe jo vetëm.

Foto nga aktiviteti: