Sharon Stone poston foto me nënën e saj 91-vjeçare: Bukuri natyrore

Sharon Stone poston foto me nënën e saj 91-vjeçare: Bukuri natyrore

Aktorja e njohur, Sharon Stone ka publikuar një foto të nënës së saj, Dorothy, në Instagram.

Ylli i Hollivudit ka treguar bukurinë natyrale të Dorothy Stone, e cila ruhet pavarësisht se i ka mbushur 91 vjet.

 “Mami në moshën 91-vjeçare. E pabesueshme. Bukuri natyrore”, shkruan Sharon.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja ndan me ndjekësit e saj foto të nënës dhe vë në pah bukurinë e saj pavarësisht se vitet kalojnë.