EKSKLUZIVE: CAPITAL T & ALBAN SKËNDERAJ NË NJË BASHKËPUNIM!

EKSKLUZIVE: CAPITAL T & ALBAN SKËNDERAJ NË NJË BASHKËPUNIM!

Pak ditë e ndajnë këngëtarin Alban Skënderaj nga koncerti madhështor “Motiv”, që pritet të mbahet më datë 6 qershor, në stadiumin Air Albania dhe puna përgjatë ditëve të fundit ka ardhur duke u intensifikuar, por kjo nuk e ka penguar këtë të fundit nga procesi krijues!

Burime të sigurta pranë RevoKult, bëjnë me dije se Alban Skënderaj dhe Capital T, pak ditë më parë kanë qenë duke regjistruar në studio, një bashkëpunim i cili pritet të jetë një hit i radhës.

Kujtojmë këtu se Capital T dhe Alban Skënderaj kanë pasur dy bashkëpunime të suksesshme edhe më herët, si ai i “Një natë” dhe “Një ëndërr”.

Nuk dihet nëse titulli do të jetë ndonjë “NJË” e radhës, por e sigurt është që do të jetë hiti i radhës “Njësh” në klasifikimet e këngëve të suksesshme të kësaj vere!