Pak ditë më parë në internet qarkulluan fotografitë e Sabianit dhe vajzës së tij, Kejsit, ku kjo e fundit ishte e veshur me një fustan të bardhë nusërie, me një buqetë lulesh në duar, ndërsa këngëtari i njohur, Sabiani, ishte veshur me një kostum serioz, veshje të cilat nga publiku u interpretuan si veshjet e një eventi familjar dhe konkretisht dasëm!
Për ta bërë edhe më të përfolur, Sabiani ka vendosur një emoji të një nuseje, nën foton e publikuar prej tij në rrjetin social Instagram, çfarë bëri që “dasma të konfirmohej”, por e vërteta është krejtësisht ndryshe!
RevoKult ka mësuar prej disa burimeve të sigurta, se nuk kemi të bëjmë me një dasëm të vërtetë të Kejsit. Së fundmi Sabiani po përgatit një këngë dhe videoklip për të gjithë baballarët të cilët martojnë vajzën e tyre, por kënga do të ketë një domethënie të veçantë, atë të “lënit derën e hapur” për vajzën, që të rikthehet tek babai sa herë të dojë.
Nuk dihet nëse fabula e videoklipit është frymëzuar nga ngjarjet sociale në vend, por duket se mesazhi do të jetë i fortë dhe kënga pritet të tërheqë vëmendjen e publikut të gjerë! Po ashtu mësohet se kënga është në përgatitjet e fundit dhe mund të publikohet për pak ditë.