Një talent i ri në muzikë, por që njëherazi ndjek studimet për Administrim Biznesi, ajo është Sonja Likaj.
Në një moshë të vogël dhe me studimet në vijim, Sonja ka arritur të debutoj në Top List, me një bashkëpunim produktiv me këngëtarin Algert Sala, në këngën e tyre “Hedh pas”.
Algert Sala X Sonja – HEDH PAS (youtube.com)
Kënga gjendet në çdo platformë ndërkombëtare muzikore si Spotify, You Tube, Apple Music, iTunes dhe AudioMack.
Vetëm në dy javët e saj të para, kënga ka arritur të dëgjohet nga mijëra të rinj dhe të reja të cilët reflektohen në shikueshmërinë e videoklipit e cila vlen të përmendet që është e gjitha organike!
RevoKult ka kontaktuar me Sonjën për të zhvilluar një intervistë dhe artistja i është përgjigjur pozitivisht pyetjeve nga rubrika “30 Revo-pyetje nga Aldo”
- 1- Sa vjeçe është Sonja?
- Jam 20 vjeçe.
- 2- Kur e zbulove që doje të merreshe me muzikë?
- Që në moshë të vogël jam marrë me muzikë, ku angazhohesha në të gjitha aktivitetet që shkolla organizonte dhe gjithnjë e më tepër dashurohesha me muzikën dhe të kenduarit.
- 3- Ke “Hedh pas” ndonjë gjë apo ende herët?
- Le të themi që kam hedhur pas ç’ka nuk ndikonte mirë për mua.
- 4- Si u bëre pjesë e bashkëpunimit?
- Algerti më ftoi në bashkpunim për këtë këngë, pasi më kishte dëgjuar që nga kënga ime e parë dhe mendonte se do më përshtatej si material muzikor… dhe ashtu ndodhi☺️ I jam falenderuese dhe mirënjohëse që ma besoi këtë material të bukur.
- 5- Momente gazmore përgjatë xhirimit të videoklipit?
- Momente gazmore ka pasur vetëm përpara se të fillonin dhe pasi mbaruan xhirimet hahaha, se gjatë xhirimeve të klipit, kishim fokus dhe përkushtim që të mbyllej me sukses.
- 6- Momente të vështira?
- Momente të vështira, po, kishte. Nga emocionet isha si e ngrirë tek pjesa e kërcimit dhe harroja lëvizjet 😂
- 7- Si ishte të bashkëpunoje me Algertin?
- Me Algertin ishte shumë mbarë dhe pozitiv si bashkëpunim, të koordinoheshim dhe të ishim të dy sa më të kenaqur në atë ç’ka po jepnim në këtë këngë.
- 8- A do të kemi bashkëpunime të tjera?
- Në plane nuk kam bashkëpunime momentalisht, por nëse do të jenë materiale të bukura muzikore pse jo!
- 9- Si u prit kënga nga miqtë e tu?
- Miqtë e mi janë fiksuar me këtë këngë dhe rrinë e këndojnë gjithë kohës ahaha. E kanë pëlqyer dhe më kanë suportuar shumë.
- 10- Cilat reagime të kanë pëlqyer më shumë?
- Nuk ka reagim më të bukur sa kur mësojnë tekstin dhe e këndojnë me zë të lartë kudo që mblidhemi.
- 11- Të pëlqen të shkruash tekste këngësh?
- Unë shkruaj vetë tekste dhe jam vetja aty. Sigurisht që është tjetër emocion dhe shpirt që përcillet.
- 12- A do të kemi ndonjë këngë tjetër pas këtij bashkëpunimi të suksesshëm?
- Sigurisht që do të ketë sërish këngë nga unë, pasi unë sapo kam nisur të hedh hapat e parë në drejtimin e karrierës muzikore që duhet të punoj dhe ta ndërtoj si artiste.
- 13- Kur pritet të dali?
- Shpresoj shumë që të dali në vjeshtë, është baladë kënga…
- 14- Të pëlqen të bësh më shumë “Singles” apo “Album”?
- Albumi është një nga pikësynimet që kam në vazhdim, por do presim, është ende herët.
- 15- Ku e sheh veten pas 5 vitesh në muzikë?
- Dëshirë, ëndërr për mua janë skenat muzikore, kjo realizohet me punë dhe me fat sigurisht dhe se them dot pas 5 vitesh më pak ose më shumë.
- 16- Çfarë studimesh ndjek?
- Jam në bachelor, viti i dytë, dega Administrim Biznes!
- 17- Si e gjen veten në dy fusha të ndryshme?
- Jam njeri që më pëlqejnë angazhimet, më pëlqen të sfidohem, të marr eksperiencë dhe dituri. Shkolla është formim për mua si njeri dhe muzika pasion i pandashëm. Duke i ndjekur njëkohësisht, nuk jap dot 100%, por mundohem t’i menaxhoj😊
- 18- Nëse do duhej të hiqje dorë nga njëra, cila do të ishte?
- Nuk heq dorë nga asgjë që më bën të ndjehem e plotësuar dhe nuk ka asgjë të pamundur.
- 19- Këngëtari ose këngëtarja më e mirë shqiptare për ty?
- Ka shumë këngetarë të mirë, do të veçoja pak më shumë këngëtaren Dafina Zeqiri dhe këngëtarin Majk.
- 20- Këngëtari ose këngëtarja më e mirë ndërkombëtare për ty?
- Tek këngetarët ndërkombëtarë për mua janl Rihanna dhe Nikos Vertis.
- 21- Këngëtari ose këngëtarja më e keqe shqiptare për ty?
- Këngëtarë të këqinj nuk them që ka, por që janë të patalentuar, ka shumë!
- 22- Kënga jote e preferuar ndër vite?
- Majk-Dashni është këngë që nuk vdes kurrë!
- 23- Çfarë të frymëzon në muzikë?
- Çdo gjë e mirë apo e keqe më frymëzon ta lidh dhe ta shpalos me muzikë. Jam shumë me fat që e kam si pasion, sepse më mban të gjallë dhe këtë e them me plot bindje!
- 24- Synimi jot në muzikë?
- Synimi im të krijoj muzikë të bukur, të pastër dhe dinjitoze, siç i ka hije një artisti.
- 25- E hapur për eksperinca si Big Brother?
- Më pëlqejnë eksperiancat, por Big Brother s’do e zgjidhja si eksperiencë timen. Gjithsesi kurrë nuk thuhet kurrë, sepse ndodh të bëhet dhe e kundërta😂
- 26- Me cilin këngëtar shqiptar do doje të bashkëpunoje?
- Bashkëpunimi që do e doja më së shumti është me këngëtarin Majk, ka zhaner të veçantë dhe zë shumë të bukur.
- 27- Me cilin këngëtar të huaj do doje të bashkëpunoje?
- Me këngëtarin Nikos Vertis, këngët greke melodia dhe fjalët emocionuese që përcjell në këngë, është tjetër nivel.
- 28- Çfarë nuk do bije dakord të bëje në muzikë?
- Kurrë s’do pranoja të dilja jashtë vetes si Sonja, as si imazh, as në këngë!
- 29- Vargjet e tua të preferuara, të shkruara nga ty dhe pse janë të tilla?
- Janë vargje të këngës time të parë. Kënga “Aman”:
Sene t’kqija kalum
n’fund e keqe t’dola unë
Si munesh m’i than ik
Asaj që deri dje i thoje t’du shum’
Nuk janë vargje të preferuara, por janë të vërteta ku mendoj që e gjejnë veten shumë nga ne! Lëndohemi, zhgënjehemi, mësohemi dhe bëhemi më të fortë mendoj. Dhe shkruaj më shume nga ajo, apo ato që më rrethojnë, sesa nga vetë unë. - 30- Objektivi i radhës për Sonjën?
- Objektiva kam shumë, shpresoj që këto objektiva të më sjellin sa më pranë asaj që dua. MUZIKËS DHE SKENËS!