Mariana Kondi nderohet me titullin ‘Albanian Excellence’ në Boston

Mariana Kondi nderohet me titullin ‘Albanian Excellence’ në Boston

Aktorja e njohur Mariana Kondi është nderuar me titullin ‘Albanian Excellence’ në Boston për punën dhe rolet e saj në filmat që ka luajtur.

Ka qenë vetë aktorja ajo që me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka treguar mirënjohje për vlerësimin që ka marrë.

“Ndihem e vlerësuar nga Festivali i parë i Filmit Shqiptar në Boston, Massachusetts, me titullin “Albanian Excellence”! Festivali i kulturës, i dijes, humanizmit! Falënderoj të gjithë shqiptarët e Boston-it për emocionet e bukura që më dhanë!”, shkruan Mariana Kondi.