Brajan Gruda, 19-vjeçari i Mainz ka lënë grumbullimin me kombëtaren e Gjermanisë në futboll për shkak të një dëmtimi. Sulmuesi u ftua nga trajneri Julian Nagelsmann dhe prej një jave ishte pjesë e stërvitjes së Panzerave, ndërsa këtë të mërkurë ka lënë kampin stërvitor.
Diçka e tillë është konfirmuar nga klubi i Mainz, kjo pas një dëmtimi muskular. Fakt është se edhe nëse “shërimi ecën mirë”, ai nuk do jetë pjesë e listës finale për në Euro 2024.
Gruda ishte dëshirë e Sylvinhos për ta pasur te kombëtarja shqiptare, me djaloshin që zgjodhi të bashkohej me Gjermaninë, teksa është pjesë e moshave U-21 të gjermanëve.